[email protected]
Pretendohet rrejshëm se “Kurti do të jep dorëheqje” pas takimit në Bruksel
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “teleshkronjapost.com” ka publikuar dje (27 shkurt) artikullin me titull “BRUKSEL / E FUNDIT: Kryeministri Albin Kurti sot jep dorëheqje”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një deklaratë e bërë nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook ka postuar dje (27 shkurt) njw qëndrim, të bazuar nw burime, që thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk do të nënshkruajë marrëveshjen e planit franko-gjerman në Bruksel, duke shtuar se pas kësaj do të jap dorëheqje.

Portali i lartcekur, në titull, nuk sqaron se nga kush është bërë kjo deklaratë, ndërsa si imazh ka përdorur portretin e Kurtit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “teleshkronjapost.com”:


Ndërsa elementi tjetër që u trajtua si pjesë e këtij artikulli, është edhe opinion i Zekës lidhur me dorëheqjen e Kurtit, i cili nuk rezultoi të jetë i saktë. (shih këtu opinionin e Zekës)

Statusi i shkruar nga Milaim Zeka në profilin e tij zyrtar në Facebook:

Sipas burimeve te mia, Albin Kurti nuk do ta nenshkruaje marreveshjen

Pas kesaj, ai do te jep doreheqje.

Me kete veprim, Albini do ta shkaterroje Kosoven, edhe veten…!!!

Kaq per kete moment


Ky portal i dyshimtë e ngritë këtë dilemë duke u bazuar në deklaratën e ish-deputetit dhe opinionistit Milaim Zeka, ndërsa në titull nuk e sqaron se bëhet fjalë vetëm për një opinion, duke synuar ta paraqesin si lajm.

Për më tepër, edhe pretendimi i ngritur nga Zeka, rrjedhimisht edhe nga ky portal i dyshimtë, ndonëse është ishte i pakonfirmuar, ai rezultoi të jetë i pa saktë. Në takimin e djeshëm, Kurti nuk nënshkruajti marrëveshjen, ndonëse në deklaratën e tij pas takimit në Bruksel, para mediave tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj. (shih këtu dhe këtu)


Kujtojmë që dje (27 shkurt) kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku fokusi i takimit ishte mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Analiza:

Portali i dyshimtë “teleshkronjapost.com” ka publikuar një opinion të bërë nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili është shprehur se Kurti nuk do të nënshkruajë marrëveshjen për planin franko-gjerman, e pastaj do të jap dorëheqje.

Mirëpo, portali i lartcekur, në titull nuk sqaron se nga kush është bërë kjo deklaratë, si dhe në fotografi ka vënë portretin e Kurtit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull dhe deklaratën e Zekës si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others