Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ismaili nuk ka thënë se “VV nuk do t’i marrin as 20%”

HIBRID

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Ismaili: Po Shohim Një Rënie Të Vetëvendosjes ata me 14 Shkurt as 20% sdo ti marrin”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, të ndryshuar dhe i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, gjatë një interviste për emisionin Desku në KTV, ka thënë se “ajo që po sheh është një rënie e Lëvizjes Vetëvendosje”. Por, nuk ka thënë se ky subjekt politik nuk do t’i marrë as 20 % të votave, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “neësonline48h.com”.

Pjesë nga teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

Ismaili: Po Shohim Një Rënie Të Vetëvendosjes ata me 14 Shkurt as 20% sdo ti marrin

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, njëherit kandidat nga radhët e kësaj partie për deputet, ka thënë se ajo që po sheh është një rënie e Lëvizjes Vetëvendosje.“Ajo që po shohim është se ka rënie të Lëvizjes Vetëvendosje. Po e shohim që mungesa e debatit, planeve, kërkesa që të votohet një person, shpeshherë shihet edhe ambicia e tij mbi rendin kushtetues, mbi Kushtetutën e Kosovës dhe mbi ligjet e Kosovës, gjitha këto po e ulim besimin që ndoshta qytetarët kanë mundur ta kenë. Në anën tjetër po shohim planet konkrete të PDK-së, pakoja e rimëkëmbjes ka qenë dëshmi që PDK-ja mund të realizojë diçka për qytetarin”, ka thënë Ismaili në DESKUN e KOHËS.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsonline48h.com”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/2480?fbclid=IwAR2cgroE-GK6Q2R8unjwuZ5rNghJUsqUdpu12yl5TsWoS0q4sYvH51qMzrk


Më poshtë mund të gjeni pjesën e shkëputur nga intervista e Uran Ismailit në emisionin Desku në KTV:

https://www.youtube.com/watch?v=uxpte-viweg

Analiza:

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka përdorur një qëndrim politik të bërë nga sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, për ta shndërruar atë në një dezinformatë, duke ia shtuar deklaratës së tij një pretendim të pavërtetë.

Është e vërtetë që Ismaili ka thënë se Vetëvendosje do të ketë rënie sipas disa sondazheve të realizuara nga PDK, mirëpo nuk ka thënë se kjo rënie do të jetë nën 20 %. Pas analizës së kontrollit të fakteve të realizuar nga hibrid.info, rezulton që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.

Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere