[email protected]
Jevtiq dhe Petkoviq japin të dhëna të pasakta rreth numrit të pjesëmarrësve në protestën e organizuar në Shtërpcë
shape
shape
shape

Qytetarë të komunitetit serbë janë mbledhur dje (8 janar) në Shtërpcë për të protestuar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur të rinj të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar. Ka pasur pretendime për numrin e pjesëmarrësve në protestë nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq nëpërmjet një postimi në twitter ka pretenduar se rreth 7 mijë (7000) veta kanë marrë pjesë në protestën e djeshme (8 janar).

Njëkohësisht, edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, nëpërmjet një postimi në Facebook ka pretenduar se në protestën e djeshme “kanë rrahur 7 mijë zemra si një për të rinjtë e plagosur”, duke e mbështetur pretendimin e Petkoviqit.

Hibrid.info, në bazë të verifikimit të fakteve të bëra në mënyrë digjitale dhe kalkulimeve të numrit të pjesëmarrësve arrin në një numër tjetër të pjesëmarrësve në protestë, i ndryshëm nga pretendimet e mësipërme.

Vegëzat e pretendimeve për numrin e protestuesve nga Jevtiq dhe Petkoviq:

https://www.facebook.com/petar.petkovickim/posts/755103236183278

Pjesë të pretendimeve të Jevtiq dhe Petkoviq:

Rreth 7000 serbë sot thanë qartë se ne duam të jemi ne në të tonën! Një mesazh u dërgua edhe për shpirtrat e vegjël. Lërini të vazhdojnë të argëtohen në cirqet e tyre dhe ata do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha gënjeshtrat e tyre. (Jevtiq)

Serbët treguan sot në Shtërpac në një tubim madhështor dhe paqësor të unitetit dhe harmonisë serbe se 7000 zemra rrahën si një për Stefanin dhe Milloshin, për të gjithë të burgosurit tanë të përndjekur dhe të pafajshëm, për shtetin e Serbisë dhe kundër terrorit të Kurtit! (Petkoviq)


Për të mbështetur numrin prej rreth 7 mijë pjesëmarrësve Jevtiq dhe Petkoviq ofruan fotografi nga kënde të ndryshme nga protesta e djeshme.

Hibrid.info, duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Jevtiq dhe Petkoviq, si dhe nga media që e kanë përcjellë protestën, dhe duke përdorur metodologji digjitale të verifikimit të fakteve ka arritur në një rezultatet që demantohen pretendimet e lartcekura për numrin e pjesëmarrësve në protestë.

Për matjen e numrit të pjesëmarrësve në tubime të ndryshme, hibrid.info përdori metodën për kalkulime të tubimeve të MapCheking.

Hibrid.info duke përdorur këtë platformë ka bërë kalkulimet rreth numrin të pjesëmarrësve në protestë.

Përkufizimi i hapësirës së protestës së djeshme është bërë duke u bazuar në fotografinë më gjithëpërfshirëse të protestës të shpërndarë nga Jevtiq, Petkoviq dhe media që e kanë përcjellë ngjarjen.

Në bazë të fotografive të shpërndara nga Jevtiq dhe Petkoviq, në hapësirën e protestës së organizuar dendësia e pjesëmarrësve varion (në disa paraqitet më e rrallë e në disa më e dendur).

Për të ilustruar mostrën për dendësinë e pjesëmarrësve në tubime në hapësirë të përcaktuar shihni shembullin e vizualizuar nga Prof. Dr. G. Keith Stil. (këtu).


Për të matur sa më saktë numrin e pjesëmarrësve është përcaktuar që mesatarisht 2.5 persona për metër katror në hapësirën para komunës (ku ka qenë foltorja), duke u bazuar në imazhin e fotografisë së shpërndarë nga Jevtiq dhe Petkoviq, që e jep një vëllim/dendësi të prezencës së personave pjesëmarrës.


Ndërkaq, në hapësirën në anën tjetër të rrugës, për shkak të dendësisë më të rrallë, është përcaktuar që mesatarisht 1.75 persona për metër katror.

Në bazë të platformës digjitale MapCheking dhe kalkulimet e bëra duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Jevtiq dhe Petkoviq, na japin një të dhënë tjetër krahasuar me pretendimet e tyre.

Në hapësirën para ndërtesës së komunës, ku është përcaktuar dendësia prej 2.5 persona për metër katror, pas kalkulimeve të bëra del që hapësira e përkufizuar për të përshkruar numrin e pjesëmarrësve (983 metër katror) zë rreth 2457 persona.

Në hapësirën andej rrugës, ku është përcaktuar dendësia prej 1.75 persona për metër katror, pas kalkulimeve të bëra del që hapësira e përkufizuar për të përshkruar numrin e pjesëmarrësve (388 metër katror) zë rreth 679 persona.

Bazuar në kalkulimet e bëra, për të dy hapësirat e përcaktuara për prezencë të protestuesve rezulton që në pjesën para ndërtesës së komunës së Shtërpcës hapësira e përcaktuar zë rreth 2457 persona, ndërsa hapësira andej rrugës zë rreth 679 persona. Duke u mbështetur në këto të dhëna rezulton që këto hapësira zënë rreth 3 mijë (3136) persona.


Analiza:

Qytetarë të komunitetit serb janë mbledhur dje (8 janar) në Shtërpcë për të protestuar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur të rinj të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar. Ka pasur pretendime për numrin e pjesëmarrësve në protestë nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq dhe Petkoviq, kanë pretenduar se rreth 7 mijë (7000) veta kanë marrë pjesë në protestën e djeshme (8 janar).

Ndërsa, në bazë të platformës digjitale MapCheking dhe kalkulimet e bëra duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Jevtiq dhe Petkoviq, na japin një të dhënë tjetër bazuar në pretendimet.

Sipas kalkulimeve të bëra, hibrid.info vlerëson se numri i pjesëmarrësve në protestën në Shtërpcë ka qenë rreth 3 mijë persona në një hapësirë prej 1371 metër katror.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info vlerëson se dy pretendimet e lartcekura janë “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others