Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Jo të gjitha rrugët janë të kalueshme, siç pretendon zëvendësministri Durmishi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Sipas Hysen Durmishit, zëvendësministër i Infrastrukturës, pas reshjeve të dëborës në Kosovë, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, janë të hapura.

Kjo u potencua sot (25 dhjetor) në një status të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu, edhe në një komunikatë të publikuar më 24 dhjetor, në faqen e MI-së, potencohet kalueshmëria në të gjitha rrugët.

Çka nuk shkon me deklarimet?

Hibrid.info ka gjetur se njëra nga rrugët që mirëmbahet nga Ministria e Infrastrukturës, është pjesërisht e kalueshme.


Analiza:

Në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga organizata qeveritare Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te rubrika “Gjendja e Rrugëve”, tregohet se rruga Pejë – Kullë, që shpie në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi, është e pakalueshme për mjete të rënda (kamionë). Ndërkaq, theksohet se për automjetet e udhëtarëve, të domosdoshme janë pajisjet dimërore.

Cilat rrugë menaxhohen nga Ministria e Infrastrukturës?

Hibrid.info ka gjetur se Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, menaxhon me autostradat, rrugët nacionale dhe ato rajonale/regjionale.

Në bazë të hartës së rrugëve, konfirmohet se rruga në fjalë, Pejë-Kullë, është rrugë rajonale/regjionale. Që do të thotë se mirëmbajtja e kësaj rruge është përgjegjësi e institucioneve qendrore, dhe jo e atyre lokale (komunale).

Gjatë kërkimit, janë gjetur edhe artikuj të publikuar para dy dite nga media në gjuhën shqipe, ku është njoftuar për bllokimin e kësaj rruge (shih këtu dhe këtu).


Përfundimi:

Pretendimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga kjo ministri, janë ta kalueshme pas reshjeve të borës, nuk është plotësisht i vërtetë.

Në bazë të të dhënave të qasshme online, hibrid.info ka gjetur se aktualisht rruga rajonale/regjionale Pejë – Kullë, është e pakalueshme për automjetet e rënda (kamionë).

Bazuar në metodologjinë e punës mbi kategorinë e vërtetësisë, kjo deklaratë e zëvendësministrit Durmishi vlerësohet si “deklaratë gjysmë e vërtetë”.

Arsyetimi:

Në kategorinë e vërtetësisë, vlerësohen ato deklarata që përmbajnë thënie që lidhen me fakte objektive, saktësia e të cilave mund të përcaktohet me anë të verifikimit objektiv. Deklaratat e trajtuara në këtë kategori marrin vlerësimin – deklaratë e pavërtetë, gjysmë e vërtetë, apo edhe deklaratë e vërtetë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere