Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “timenews24h.com” ka publikuar një artikull me titull “FSK-ja do të pajiset me 4 helikopter, ky donacion nga Ushtria Amerikane”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, ndërsa titulli i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Lajmi është publikuar në maj të vitit 2020, kur komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kishte deklaruar se pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore, duke u pajisur me helikopterë.

Pra, nuk është e vërtetë se FSK-ja do të pajiset me 4 helikopterë, dhe se ata do jenë donacion nga Ushtria amerikane, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “timenews24h.com”:

F0rca e Sigurisë tani po planifikon të furniz0het me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.

Një gjë të tillë e pohon komandanti i FSK’së Gjenerali bënë të ditur se për çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës.

E pos pajisjeve të bIinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe fIotë ajrore. thotë se po mendojnë që të pajisen me helicopter


Vegëza e artikullit të publikuar në “timenews24h.com”:

https://timenews24hr.com/archives/34944?fbclid=IwAR38wy9_118H2s1b82o7YjKwgn0PwOarPDGKlLqvniHHpIzAVE5XbJcPAjM

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “specialja”, e cila numëron mbi afër 90 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/100134031751020/posts/387781262986294/


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (26 maj 2020) nga disa media online në Kosovë:

https://sinjali.com/ushtria-e-kosoves-do-te-pajiset-me-helikoptere/

https://fakteplus.net/ushtria-e-kosoves-do-te-pajiset-me-helikoptere/

Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24h.com” ka publikuar një artikull të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere