Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se është zbuluar personi “që i informoi serbët për aksionin në veri”

HIBRID

Artikulli me titull “Zbulohet kush po i informon Serbet ne veri per aksionet e Njesis Speciale”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “timenews24hr.com”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Lajmi është marrë nga një kronikë e edicionit të lajmeve, e muajit nëntor, e realizuar nga Radio Televizioni i Kosovës “RTK”, përmes së cilës bëhet e ditur se si Inspektorati Policor dhe Prokuroria kishin nisur hetimet për rrjedhje të informacionit për aksionin policor në veri të vendit kundër kontrabandës më 13 tetor të këtij viti.

Pra, nuk është zbuluar se kush ka informuar qytetarët serb në veri të vendit për aksionin policor, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e publikuar nga “timenews24hr.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/42930?fbclid=IwAR1SIM1VMTWCT_B1_IGJpPs4Qdl7plw-wh5b9bPWSo5kLHXTlHVYhvw0biE

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës, të cilën mund ta gjeni këtu.

Më poshtë mund të gjeni vegëzën e artikullit autentik të publikuar më 20 nëntor të këtij viti në “RTK”.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/456962215787875/


Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vendosur titull të sajuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere