Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Keqpërdoret emri i rrjetit të marketeve ETC me pretendimin se ofron frigoriferë me çmim 2 euro

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një postim në median sociale Facebook nga një faqe e quajtur “ЕТС – ????͏͏о????͏͏о????͏͏о”, pretendon se ofron mundësi për të blerë një frigorifer të vogël për vetëm 2 euro.

Për t’u pajisur me këtë frigorifer, kërkohet që së pari të plotësohet një anketë dhe pastaj të jepen të dhënat personale në mënyrë që të kryhet pagesa.

Çka nuk shkon me këtë pretendim dhe me këtë faqe?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, kjo faqe nuk është zyrtare e rrjetit të marketeve ETC në Kosovë dhe se vegëza e paraqitur në postim, është mashtruese.


Pas klikimit të vegëzës (link) hapet një ueb-faqe e quajtur “giftloom.website” në të cilën shfaqet një pyetësor me pretendimin se pasi të plotësohet, jepet mundësia për të fituar një frigorifer. (shih këtu)

Hibrid.info ka përdorur platformën për verifikim të ueb-faqeve “Scamdoc.com”, përmes së cilës ka kontrolluar domain “giftloom.website”. Rezultatet tregojnë se kjo faqe është e dyshimtë dhe se e njëjta është e regjistruar në Ukrainë. (shih këtu)


Hibrid.info ka vazhduar tutje duke e plotësuar atë pyetësor. Pasi përfunduan pyetjet, jepet mundësia që të klikohet në një vegëz (link) tjetër, e cila dërgon në një domain tjetër që quhet “chillingsummer.lat”. Në këtë ueb-faqe kërkohet që të jepen të dhënat personale në mënyrë që të bëhet pagesa prej 2 euro për të qenë përfitues i frigoriferit.

Rezultatet e dhëna nga “Scamdoc.com” tregon se edhe kjo faqe është mashtruese dhe e njëjta është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). (shih këtu)


Rreth faqes “ЕТС – ????͏͏о????͏͏о????͏͏о”

Faqja e lartcekur nuk është zyrtare e rrjetit të marketve ETC në Kosovë. Kjo faqe është hapur me datë 7 gusht dhe aktualisht numëron 41 ndjekës. (shih këtu)

Ndërsa, faqja zyrtare e ETC në Facebook numëron mbi 320 mijë ndjekës dhe quhet “ETC – Elkos Trading Center”. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “ЕТС – ????͏͏о????͏͏о????͏͏о” ka publikuar një postim mashtrues, duke pretenduar se ofron frigorifer të vogël për 2 euro në këmbim të plotësimit të një ankete dhe dhënies së të dhënave personale.

Pas verifikimit nga Hibrid.info, u konstatua se kjo faqe nuk është e lidhur me rrjetin e marketeve ETC në Kosovë dhe linku i postuar dërgon në faqe të rreme (“giftloom.website” dhe “chillingsummer.lat”) të regjistruara jashtë vendit.

Sipas analizës nga “Scamdoc.com”, të dyja faqet janë të dyshimta dhe kanë qëllim mashtrimi për mbledhjen e të dhënave dhe pagesave online.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere