Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet konkurs i vjetër i Ministrisë së Financave për 100 praktikantë

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (5 shkurt) një konkurs të shpallur nga Ministria e Financave për 100 praktikantë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky konkurs është i vjetër, i publikuar më 26 tetor 2022.

Faqet në Facebook “Exclusive Albania Today”, “Shqipet” dhe “Feja Ime”, janë munduar ta paraqesin këtë konkurs të vjetër si aktual, duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Exclusive Albania Today”, “Shqipet” dhe “Feja Ime”:

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid0Zc4xqptrwzYxZdDeuHNtTP3v2C4diQUTc4oXTXGAUwuBKcf51V6zjeUcZZGk4Vril

https://www.facebook.com/al.shqipet/posts/pfbid0qqF1HeqhUq7MppWL2T3RTEth9nzyUN4fd5MjkhTRVk57HibESvJF8SAHXxrKMfxbl

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid038ACegXcE6j93eDLkH2muVgP7KnBV7smqdTXnCQ3XRLAKo1nkZSKSB95QgqSKh9dkl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë konkurs pune të publikuar në kohë reale (26 tetor 2022) në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Financave. (shih këtu). Ky konkurs ishte i hapur deri me 11 nëntor të vitit të kaluar.


Ndërsa, publikimi i këtij konkursi në këto faqe në Facebook, është bërë pas përfundimit të afatit të aplikimit, gjë që lë hapësirë për mashtrim të audiencës.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (5 shkurt) një konkurs për 100 praktikantë, të shpallur nga Ministria e Financave.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky konkurs është i vjetër, i publikuar në tëtor  të vitit 2022. Ndërsa faqet e lartcekura janë munduar ta paraqesin atë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere