Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Komisioni Evropian nuk ka përmendur ndonjë muaj për heqjen e vizave për Kosovën

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (21 shtator) një artikull me titull “Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje nuk përmendet ndonjë muaj, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Zëdhënësja për çështje të brendshme dhe migracion në emër të KE-së, Anitta Hipper, dje (21 shtator) ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim (heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës).

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/643149/komisioni-europian-vizat-per-kosoven-te-hiqen-me-se-largu-deri-ne-kete-muaj/?fbclid=IwAR0oC5nG00NQZROjB5y0Boej1XjLMuLbZLWXY0ZkdtKS-jUIgNHw_S6DLjQ

“Kosova-sot.info” këtë artikull e ka marrë nga portali informativ në gjuhën shqipe në Maqedoni “Lideri.mk”, të cilit i ka ndryshuar titullin. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në agjencinë e pavarur të lajmeve në internet mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor “Dtt-net”. (shih këtu dhe këtu)

“Hipper u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesë, pas pesë vitesh grindje mes qeverive dhe KE-së, e cila muajin e ardhshëm do të përsërisë edhe një herë qëndrimin e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin e bllokut evropian siç bëjnë pesë vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor që nga viti 2009 dhe 2010 respektivisht”, thuhet në artikullin e publikuar në Dtt-net.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull të sajuar “Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj”.

Mirëpo, në përmbajtje është vërtetuar se Komisioni Evropian nuk ka cekur ndonjë muaj lidhur me këtë çështje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere