Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e përshkruan vendndodhjen e ngjarjes

HIBRID

Artikulli me titull “Ngjarje e rëndë: Babai vret 4 fëmijët e tij, i mbytë me jastëk dhe thikë” është publikuar sot (16 dhjetor) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Në Brazil, një baba ka vrarë katër fëmijët e tij, përcjell “Kosova Sot Online”. 28-vjeçar i ka mbytur me jastëk dhe i vrarë me thikë, si hakmarrje për ish-gruan dhe nënën e fëmijëve të tij”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/656704/ngjarje-e-rende-babai-vret-4-femijet-e-tij-i-mbyte-me-jastek-dhe-thike/?fbclid=IwAR15GlLFUtHHFmgysGtmHRwl40a65d-lqXMOjpX9r89H9wT17wn-sneGz20


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Brazil, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja që kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet babai ka vrarë 4 fëmijët e tij. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Brazil.

Ky portal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere