Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kosova nuk ka blerë 40 fluturake vëzhgimi dhe filmimi nga SHBA-ja

HIBRID

Mediumi online nga Britania e Madhe “Shephardmedia.com”, dje (25 janar) ka publikuar një artikull me pretendim se Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset me 40 fluturake të vëzhgimit dhe filmimit nga SHBA-ja.

“Shephard Defense Insight vlerëson se Kosova ka porositur 40 njësi gjithsej, bazuar në një kosto të vlerësuar për njësi prej 215,000 dollarë”, thuhet në artikullin e publikuar në “Shephardmedia.com”.

Por, këtë pretendim të ngritur nga ky medium e ka hedhur poshtë shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, i cili mbrëmë (25 janar) në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova ka thënë se nuk janë 40 flutarake që janë blerë nga SHBA-ja, por janë 4 të tilla.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Shephardmedia.com”:

https://www.shephardmedia.com/news/uv-online/kosovo-awaits-puma-le/


“Sot u befasuam me informacionin që është shpërndarë në disa prej mediave tona, pavarësisht është informacion jo i saktë, në numrin e dronëve të cekur prej 40 copë, fjala është për projektin e blerjes së  katër dronë të propozuar nga ministri Mehaj dhe miratuar nga ana e qeverisë qysh para shtatë muajve”, ka thënë Isufi. (shih këtu)


Këtë pretendim të ngritur nga “Shephardmedia.com” e kanë publikuar të përkthyer në gjuhën shqipe edhe disa nga portalet në Kosovë. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar rreth portalit britanik “Shephardmedia.com” dhe ka gjetur se ai operon në Britani të Madhe, më saktësisht në Londër. (shih këtu)

Gjithashtu në rubrikën “Kontaktoni” ose “Contact”, është edhe numri kontaktues i këtij mediumi, i cili ka prefix-in +44, e që në kërkimin në “Google.com” tregohet se ky prefix është i Britanisë së Madhe. (shih këtu)


Analiza:

Portali nga Britania e Madhe “Shephardmedia.com” ka pretenduar se Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset me 40 me fluturake të vëzhgimit dhe filmimit nga SHBA-ja.

Por, këtë e ka demantuar shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, i cili ka thënë se nuk janë 40 flutarake që janë blerë nga SHBA-ja, por janë 4 të tilla.

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “Shephardmedia.com” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere