Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve në Mesdheun Lindor, i pa verifikuar

HIBRID

Portali informativ “Kosovapost.net” sot ka publikuar një artikull në lidhje më dërgimin e anijes së shpimit të quajtur “Abdulhamid Han” në Mesdheun lindor nga ana e Turqisë, e që e bëri të shqetësohet Greqia. Në titull dhe përmbajtje të artikullit pretendohet se edhe Kosova është pjesë e skenarit të këtyre zhvillimeve.

Hibrid.info në bazë të kërkimeve të bëra vlerëson se pretendimi që edhe Kosova është pjesë e skenarit ndërlidhur me anijen e shpimit “Abdulhamid Han” është i “pa verifikuar”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/anija-e-re-e-shpimit-abdulhamid-han-vazhdon-ti-prishe-gjumin-greqise-ka-nje-skenar-te-ri-ne-tavoline-kosova/

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosovapost.net”:

Greqia, e cila tregoi një interes të madh për anijen pas njoftimit se anija e katërt e shpimit të Turqisë Abdulhamid Han do të fillonte detyrën, nuk është e rehatshme edhe pse anija filloi të operonte në pikën e parë të misionit. Duke u shprehur se janë në gatishmëri 72 orëshe, shtypi grek shprehet se shqetësimet e tyre vazhdojnë edhe sot. Nga ana tjetër, shtypi grek, i cili më parë kishte zhvilluar 3 skenarë të ndryshëm për misionin e anijes, sot u shtua edhe një skenar i ri dhe ku pretendohet se anija Abdulhamid Han mund të ndalet përmes kërcënimit nga Serbia dhe skenari tjetër ku anija do ta merrte përgjegjësinë edhe rreth Evros, transmeton KosovaPost.

Pasi që presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan njoftoi misionin e parë të anijes, gazeta greke Ta Nea shkroi:

“A duhet të heqim rojet tona nga Deti Mesdhe dhe të hyjmë në negociata me Serbinë që t’ia pranon kushtet e Albin Kurtit… Nuk është e mundur”.


Pretendimi i artikullit se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve në Mesdheun lindor ku Turqia nis kërkimet për naftë dhe gaz nëpërmjet anijes së shpimit, është i pa verifikuar. Artikulli i referohet gazetës greke “Ta Nea”, në të cilën gazetë janë bërë kërkimet për të arritur në burimin ku ceket Kosova në këtë zhvillim dhe nuk janë gjetur rezultate me pretendimet e cekura në titull dhe përmbajtje të artikullit të publikuar.

Lajmi për nisjen e kërkimi të gazit dhe naftës nga ana e Turqisë dhe skenarëve që Greqia i parasheh në lidhje me këtë ngjarje janë publikuar në media në gjuhën shqipe dhe greke. (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve të fundit në Mesdheun lindor ku Turqia ka filluar kërkimin e naftës dhe gazit nëpërmjet anijes së shpimit me emrin “Abdulhamid Han”. Pasi janë bërë verifikimet e fakteve dhe burimeve të cekura në përmbajtjen e artikullit, nuk është gjetur pretendimi se Kosova është pjesë e skenarit të këtij zhvillimi.

Prandaj, hibrid.info në bazë të metodologjisë së përdorur vlerëson se pretendimi i hedhur në artikull është i “pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere