Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kosova nuk posedon sistemin kundërajror “Patriot”

HIBRID

Artikulli me titull “Kosova me ketë sistem raketorë ‘Patriot’ për mbrojtje kunder ajrore” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes, ndërsa lajmi është i vjetër i publikuar në dhjetor të vitit 2018.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale (dhjetor 2018) nga portali “BotaSot.info”.

Në fakt, në artikullin e publikuar nga “BotaSot.info”, flitet vetëm rreth sistemit kundërajror “MIM -104 Patriot”, dhe ngritët çështja e mundësisë së përfitimit të këtij sistemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se Kosova ka këtë sistem raketorë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/13402?fbclid=IwAR2WJppaSNqaQp7XdBw-mPfHFSnHi4dHbT0Tk6oUkM4lYCYJwG9ZkK6mQ1g
https://banglarreporter.com/archives/13402?fbclid=IwAR2WJppaSNqaQp7XdBw-mPfHFSnHi4dHbT0Tk6oUkM4lYCYJwG9ZkK6mQ1g

Gjatë kërkimit në rrjete sociale, hibrid.info ka gjetur se ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Artikullin e publikuar në kohë reale (24 dhjetor 2018) të publikuar në “BotaSot.info” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Gjithashtu, këtij artikulli i është vënë titull i sajuar se Kosova ka sistem raketorë ‘Patriot’ për mbrojtje kundër ajrore, ndërsa në përmbajtje vetëm se është ngritur pyetja se a do të përfitojë këtë pajisje nga SHBA-të.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere