Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Krasniqi nuk ka thënë se e ka bërë për pesë pare kundërshtarin

HIBRID

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (7 gusht) një fotografi në të cilën shihet boksieri Robin Haxhi Krasniqi. Imazhi i Krasniqit përmban mbi shkrimin “Haxhi Krasniqi: Jam krenar me këtë fitore timen dhe tuajën gjithashtu”.

Deklarimi i boksierit është marrë nga postimi i tij në rrjetin social Facebook, pas meçit të zhvilluar të shtunën (5 korrik) kundër boksierit francezit, Nadjib Muhammed, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ndërsa në pjesën e përshkrimit të postimit, deklaratës së Krasniqit të paraqitur si mbishkrim në imazh i është shtuar edhe deklarata tjetër “e kam bërë për pesë pare bokserin Muhammed”.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, as në postimin e Haxhi Krasniqit e as në vegëzën e cila i është shoqëruar imazhit, nuk e gjejmë deklarimin e pretenduar të Krasniqit ku thuhet se e ka bërë për pesë pare kundërshtarin e tij.


Vegëza e postimit të publikuar nga portali “Kosova sot” në Facebook:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=671581338339330&set=pb.100064624081149.-2207520000


Hibrid.info pas hulumtimit ka vërtetuar se artikulli i cili i është shoqëruar imazhit të publikuar në Facebook, është bazuar nga deklarimi i boksierit Haxhi Krasniqi në Facebook. (shih këtu)

Deklarata e Krasniqit në Facebook:

“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.

Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.

Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin.

I juaji, Robin Krasniqi”


Në këtë artikull nuk është gjetur deklarata shtesë e pretenduar në përshkrimin e imazhit, kur thuhet se Krasniqi është deklaruar se e ka bërë për pesë pare kundërshtarin. (shih këtu)

Po ashtu edhe në postimin e djeshëm të Krasniqit në Facebook me titull “Reagim nga Robin Krasniqi për “Ekspertët” e boksit të rrjeteve sociale si dhe për komentatorët e duelit”, nuk janë gjetur deklarime të ngjashme. (shih këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali “Kosova-sot.info” në faqen e tij në Facebook, ka pretenduar rrejshëm se boksieri Haxhi Krasniqi ka deklaruar se e ka bërë për pesë pare kundërshtarin e tij në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të “Kosova Sot” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere