Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet një sondazh i rremë duke u thirrur në një institut që nuk ekziston

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Gjatë fushatës zgjedhore (13 shtator – 12 tetor) për zgjedhjet lokale në Kosovë, në mediat sociale si Facebook e TikTok, hibrid.info ka arritur t’i gjejë e verifikojë 26 sondazhe të rreme, si dhe dy exit polle po ashtu të rreme.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për balotazh, me datë 2 nëntor, hibrid.info hasi në një përmbajtje të dyshimtë të publikuar nga një faqe në Facebook e quajtur “ABC News Kosova”.

Kjo faqe pretendoi se së shpejti do të publikohen rezultatet e një sondazhi për balotazhin e 9 nëntorit. Sipas këtij pretendimi, thuhet se Instituti për Hulumtime Sociale dhe Politike është në fazën përfundimtare të analizimit të të dhënave nga një sondazh gjithëpërfshirës në të gjitha komunat ku do të zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 9 nëntor 2025, dhe se rezultatet përfundimtare pritet të publikohen më 5 nëntor përmes kanaleve zyrtare të institutit dhe partnerëve mediatikë.

Hibrid.info ka hulumtuar rreth kësaj faqe (ABC News Kosova), dhe të njëjtës u vërtetua se i mungojnë të dhënat si kontakti, ueb-faqja apo edhe adresa. Pra, nuk dihet se kush qëndron prapa saj. (shih këtu)

Po ashtu, Hibrid.info ka hulumtuar edhe rreth “institutit” që faqja e lartcekur i referohet me emrin “Instituti për Hulumtime Sociale dhe Politike”, si dhe i ka shtuar akronimin “IHSP”.

Në kërkimet e bëra në Google, nuk shfaqet asnjë institut me këtë emër (këtu). Po ashtu edhe në media sociale si Facebook apo edhe LinkedIn, nuk ka asnjë kanal apo faqe zyrtare me këtë emër, siç i referohet “ABC News Kosova”. (shih këtu dhe këtu)

Hibrid.info ka kërkuar të dhëna për këtë institut edhe te “Sistemin Elektronik i Organizatave Joqeveritare”, por që rezultatet nuk shfaqin asnjë të tillë të regjistruar në Kosovë me këtë emër. (shih fotografinë më poshtë)


Megjithatë, faqja “ABC News Kosova”, të mërkurën (5 nëntor) publikoi disa grafika me pretendimin se Instituti për Hulumtime Sociale dhe Politike ka publikuar rezultatet e sondazhit të realizuar në prag të balotazhit të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor 2025 në 16 komuna të Kosovës.

Në këtë postim, pretendohet gjithashtu se komunat e përfshira në këtë sondazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi dhe Klina.

Pra, faqja e lartcekur ka pretenduar rrejshëm se është duke u realizuar një sondazh për zgjedhjet lokale për balotazh, duke përmendur edhe një emër të një instituti, i cili pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, nuk ekziston si i regjistruar në Kosovë.


Çka janë sondazhet

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?

Kush u intervistua?

Si u zhvillua sondazhi? 

Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?

Kur u krye sondazhi? 

Sa persona u intervistuan? 

A u peshua sondazhi? Nëse po, si?

A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere