Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kujdes: Në Messenger të Facebook po shpërndahet një mesazh “phishing”

HIBRID

Një mesazh joshës, po u dërgohet përdoruesve të Facebook-ut që supozohet se vjen nga një mik ku shkruan “shiko çfarë gjeta” (look what I found) është duke u përhapur në mbarë botën.

Ky lloj mashtrimi i njohur si “phishing” apo në shqip “peshkim”, vjen përmes aplikacionit të bisedës “Messenger” të platformës së medias sociale Facebook.

Mashtruesit janë në gjendje të dërgojnë mesazhe të dyshimta tek kontaktet e njerëzve, llogaritë e të cilëve në Facebook ishin komprometuar më parë, qoftë përmes të njëjtit mashtrim ose të ngjashëm.

Së bashku me tekstin “shikoni çfarë gjeta”, i cili shpesh ndiqet nga një ose disa emoji, vjen me një vegëz, e cila, pasi të klikohet, e çon përdoruesin në një faqe interneti me qëllim të keq që kërkon detajet e hyrjes në Facebook në një përpjekje për të marrë informacione në të dhënat personale.

Mashtrimi ka qenë i njohur për disa vite, por kohët e fundit duket se po përhapet ndjeshëm.

“Mesazhet në dukje që vijnë nga një mik i Facebook-ut kanë më shumë gjasa të rezultojnë në klikime sesa mesazhe të dërguara nga të huajt, sepse njerëzit mund të fokusohen vetëm ose kryesisht në emrin e dërguesit në fillim dhe jo në përmbajtjen e mesazhit, pavarësisht nëse ai ka flamuj të kuq”, tha Leslie Sikos, ekspert i sigurisë kibernetike nga Universiteti Edith Cowan për 7NEWS.com.au .

“Ka shumë mashtrime të këtij lloji, që do të thotë se nuk ka asnjë pamje apo sjellje të vetme që përdoruesit mund të mësojnë ta shmangin”, tha ai.

“Vini re se nëse dikush mashtrohet nga një mesazh dhe ai klikon vegëzen e një mashtrimi, ata ende nuk mund të jenë viktima nëse mund të kuptojnë se është një mashtrim duke mbajtur një sy në procesin e ngarkimit të faqes në internet, i cili do të zbulonte ridrejtimin në një uebsajt me qëllim të keq”, shtoi Sikos.

Artikullin e plotë të publikuar në 7NEWS.com.au mund ta gjeni këtu.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere