[email protected]
BE kërkon ndihmë nga SHBA për të luftuar propaganden ruse
shape
shape
shape

Shtetet e Bashkuara (SHBA) duhet të luajnë një rol më aktiv në luftimin e propagandës dhe dezinformimit rus në internet, për shkak të kërcënimit ndaj demokracisë, tha nën-presidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Jourova deklaroi se manipulimi i informacionit ishte një armë jashtëzakonisht e nënvlerësuar.

“Shumicën e kohës, situata është më e qetë. Rrallëherë ndodh një shpërthim dhe është potencialisht i rrezikshëm, veçanërisht për demokracitë”, tha Jourova në një fjalim që u mbajt në Këshillin Atlantik në Uashington.

Jourova tha se dëshiron t’i shtrijë dorën Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me Evropën.

“Mendoj se është koha për veprim edhe për Shtetet e Bashkuara, si djep si për demokracinë 200 vjet më parë, ashtu edhe për “dot com” apo revolucionin teknologjik rreth 20 vjet më parë. Në të kaluarën, njerëzit thoshin se demokracia vdes në heshtje. Sot, demokracitë mund të vdesin në zhurmë dhe kakofoni”, shtoi ajo.

Uashingtoni ka vendosur sanksione kundër disa stacioneve televizive ruse shtetërore, për të cilat thotë se kanë përhapur dezinformata për të forcuar luftën e Rusisë në Ukrainë, të cilën Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, disa media shtetërore ruse janë penguar të operojnë në Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të tjera perëndimore për shkak të sanksioneve ose tërheqjes së licencave të tyre të transmetimit, hapat që Moska thotë se tregojnë një shpërfillje të lirisë së medias.

Jourova tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të bashkëkrijojnë një përgjigje ndaj propagandës së Rusisë dhe “Perëndimit të Egër Digjital”, duke shkuar përtej bashkëpunimit të tyre në G7 dhe Këshillin e Tregtisë dhe Teknologjisë, një forum i sapo krijuar fillimisht si një kundërpeshë transatlantike ndaj Kinës, por tani e fokusuar edhe te Rusia.

“Si një transatlanticist, unë shoh një rol të madh për SHBA-të për të trajtuar këto rreziqe digjitale ndaj demokracisë. Ne përballemi me probleme të ngjashme, kështu që do të kishte kuptim të gjejmë zgjidhje të ngjashme”, tha Jourova.

Për sa i përket përpjekjeve të Evropës për këtë çështje, Jourova përmendi rregulla të ashpra të reja të BE-së që kërkojnë që Big Tech të godasë më ashpër lajmet e rreme të njohura si Akti i Shërbimeve Digjitale dhe Kodi i Praktikës mbi Dezinformimin ndaj të cilit Alphabet Inc. (GOOGL.O) , Facebook dhe Twitter (TWTR.N) janë regjistruar.

(Artikull i publikuar nga REUTERS)

Share With Others