[email protected]
Kujdes nga SMS-të mashtruese prej vendeve aziatike që ofrojnë mundësi për përfitime financiare
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Platforma për kontroll faktesh, hibrid.info, sot (13 prill) ka pranuar përmes mesazheve elektronike, disa imazhe nga përcjellësit e saj në lidhje me disa SMS të cilët janë adresuar në numrat e tyre të telefonit.

Në këta SMS thuhet “PulseGlide Ltd po rekruton njerëz të moshës 22 vjeç e lart Fitoni rreth 3-500 euro në ditë, paga paguhet në të njëjtën ditë”. Në fund të këtij mesazhi shfaqet edhe një vegëz (link) në të cilën kërkohet që të klikohet.

Hibrid.info ka vazhduar të hulumtojë më tutje rreth këtij mesazhi, duke klikuar në vegëz, ku më pas është hapur një ueb-faqe e quajtur “PulseGG.com”, e cila nuk jep asnjë të dhënë. Pra, nuk ka kontakt, numër telefoni, adresë, apo ndonjë informatë tjetër, por në të shfaqet vetëm mundësia që të regjistrohesh me numër të telefonit. (shih këtu)


SMS-të e dërguar nga “PulseGlide Ltd”:


Hibrid.info ka përdorur ueb-faqen “pr-cy.io” që bën kontrollin e ueb-faqeve mashtruese, dhe si rezultat i dhënë për “Pulsegg.com”, tregon se ajo është hapur para një muaji dhe duhet të kihet kujdes.

Po ashtu të dhënat sqarojnë se “Pulsegg.com” nuk është e indeksuar nga Google (Nëse motori i kërkimit Google indekson faqen e internetit, kjo do të thotë se ajo është e gjallë dhe funksionon). (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes “Google” në lidhje me “PulseGlide Ltd”, nuk është gjetur asnjë informacion në lidhje me këtë emër. (shih këtu)


Tjetër fakt që i bënë të dyshimtë këta SMS, është se ato vijnë në gjuhën shqipe, por nga numra telefoni me prefikse nga shtete aziatike.

Njëri mesazh elektronik ka ardhur nga një numër telefoni me prefiksin +880. Pas verifikimit, është vërtetuar se prefiksi i takon shtetit të Bangladeshit. (shih këtu)

Ndërsa mesazhi tjetër, po ashtu në gjuhën shqipe, ka ardhur nga numri i telefonit me prefiksin +66, që i takon shtetit aziatik, Tajlandës. (shih këtu)


Analiza:

Përdorues të operatorëve telefonik në Kosovë, sot (13 prill) kanë pranuar SMS nga numra me prefiks të shteteve aziatike, të shkruar në gjuhën shqipe, përmes së cilëve pretendohet se ofrohet mundësi përfitimi financiar nga 3 deri në 500 euro në ditë.

Pas verifikimit të fakteve hibrid.info ka vërtetuar se ueb-faqja “PulseGG.com” që shfaqet në vegëzën e këtij mesazhi është e dyshimtë, pasi e njëjta nuk ofron asnjë të dhënë rreth veprimtarisë së saj.

Po ashtu, se ky domain është jo i sigurtë, e thotë edhe “pr-cy.io” që është ueb-faqe për kontrollin e domaineve mashtruese.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others