Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vulin ndërlidh pa fakte “Shqipërinë e Madhe” me pranimin e Kosovës në KiE

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pretenduar pa fakte se pranimi i mundshëm i Kosovës në Këshill të Evropës është kontribut për krijimin e asaj që ai e quan “Shqipëri e Madhe”.

Katër mediume në gjuhën serbe “kurir.rs”, “novosti.rs”, “telegraf.rs” dhe “politika.rs” kanë transmetuar një deklaratë të Vulinit sot (13 maj).

Çka tha Vulin, sipas raportimeve?

Të katër mediumet e lartëpërmendura kanë cituar deklaratën e njëjtë të Vulinit si kundërpërgjigje të vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Athinë të Greqisë të dielën. Duke e cilësuar si promovim të “Shqipërisë së Madhe”, Vulini, siç raportohet, ka thënë se atë “vetëm serbët dhe bota serbe mund ta ndalin, por edhe grekët”.

“Herën tjetër që Qeveria e Greqisë mendon për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, kujtojani se si dukej pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mund ta përjetojë në Tiranë, e përjetoi në Athinë. Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshill të Evropës do të ishte kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyannis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Vetëm serbët dhe bota serbe mund ta ndalin atë, por edhe grekët, grekët tanë të dashur, mendojeni këtë”, ka thënë Vulini, sipas raportimit të “telegraf.rs”.


Vegëza e artikullit të “telegraf.rs”:

https://archive.is/brXYl

Screenshot nga artikulli i publikuar në Telegraf.rs


E njëjta përgjigje është publikuar edhe në tri mediumet tjera më pas. (shih këtu, këtu dhe këtu) 


Për pretendimin e dhënë, Vulini nuk ofron asnjë fakt. E në fakt, pretendime të tilla zyrtarë të lartë të Serbisë për “Shqipërinë e Madhe” kanë dhënë edhe në të kaluarën, të cilat janë trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Kosova, si shtet, ka mbërritur në fazën e vendimit final për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ka marrë mbështetjen në Asamblenë Parlamentare, e votimi është kushtëzuar në prag të mbledhejs së Komitetit të Ministrave. Greqia nuk e njeh shtetin e Kosovës. Raportuese për aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qenë deputetja greke, Dora Bakoyannis.


Analiza:

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pretenduar se pranimi i mundshëm i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte kontribut për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Një deklaratë e tillë nuk është e bazuar në fakte, dhe si e tillë nuk qëndron.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “teori konspirative”.

Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere