Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

James C. O’Brien nuk pritet ta zëvendësojë Gabriel Escobar-in

FATBARDH DEMA

Disa portale informative me datë 20 maj kanë publikuar një artikull me pretendimin se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka propozuar James C. O’Brien si Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, për të zënë vendin e Gabriel Escobar.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga disa portale, është i pasaktë. Kjo për faktin se Gabriel Escobar mban pozitën si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Ndërsa, pozitën si Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, e ka mbajtur Karen Donfried, të cilën pritet ta zëvendësojë James C. O’Brien pas konfirmimit të propozimit nga Senati amerikan.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet informative si “Top-Channel.tv”, “Botasot.info” dhe “Albaniandailynews.com”:

https://www.botasot.info/lajme/1994915/presidenti-biden-emeron-diplomatin-e-shquar-te-karrieres-james-c-obrien-ne-ballkan/

https://albaniandailynews.com/news/biden-proposes-successor-of-gabriel-escobar#:~:text=President%20of%20the%20United%20States,for%20European%20and%20Eurasian%20Affairs.


Një pretendim të tillë e ka postuar në Facebook edhe zëvendësministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, me mbishkrimin “James C. O’Brien zevendeson Gabriel Escobarin!”. (shih këtu)


Në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit, bëhet e ditur se mandati i Karen Donfried, si Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ka skaduar me datë 31 mars 2023. (shih këtu)

Ndërsa Gabriel Escobar, aktualisht mban pozitën si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. (shih këtu)

Kjo lë të kuptohet se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka propozuar James C. O’Brien (këtu) si zëvendësues të Karen Donfried, e jo të Gabriel Escobar, siç pretendohet nga portalet e lartcekura.


Analiza:

Disa portale informative kanë pretenduar pasaktë se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka propozuar James C. O’Brien si zëvendësues të Gabriel Escobar.

Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se, O’Brien pritet ta zëvendësojë Karen Donfried, në pozitën Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Ndërsa, Gabriel Escobar, bazuar në të dhënat e ofruara nga uebfaqja e Departamentit amerikan të shtetit, aktualisht mban pozitën si si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të publikuar nga portalet e lartcekura si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere