Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar artikullin e radhës me përmbajtje të pavërtetë, që ndërlidhet me pretendimin se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar gjoja se do të largohet nga jeta politike.

Ndërsa, titulli i këtij artikulli “Albin Kurti: Do të tërhiqem plotësisht e përgjithmonë nga kjo politikë e keqe dhe do të vazhdoj jetën në Norvegji”, nuk ndërlidhet fare me përmbajtje. Gjithashtu, brenda në artikull paraqitet një pjesë e përmbajtjes së letrës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar kreut të VV-së. Megjithatë nuk është krejtësisht e qartë nëse bëhet fjalë për kërkesën e Presidentit për formim të Qeverisë, pas zgjedhjeve të fundit nacionale, apo për shkëmbimin e letrave për takim mes Thaçit e Kurtit, në periudhën pas largimit të LDK-së nga koalicioni qeverisës.

Artikulli i plotë origjinal i publikuar nga Specialja.com:

Dhimbje Albin Kurti dorëzohet plotësisht dhe përgjithmonë  nga skena politike, “Do të vazhdoj jetën në Norvegji’?

Presidenti i vendit Thashim Thaqi i dërgoi një letër tjetër Albin Kurtit, ku i kërkon qe te t’ia bejë me dije nëse do të tëheq dorë nga mundësia për të arritur koalicion  me LDK-ne, apo do të dorëzohet përball pamundësive të mëdha.

Kjo është një goditje e rend qe iu bë nga Presidenti, pasi dihet që të dy kan një rivalitet të madh. / Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegza e këtij artikulli:

https://specialja.com/lajme/2020/10/27/albin-kurit-do-te-terhiqem-plotesisht-e-pergjithmone-nga-kjo-politike-e-keqe-dhe-do-te-vazhdoj-jeten-ne-norvegji/?fbclid=IwAR2uCQAmqwJNnkljaYwkuIndJpJ2URNpeZaxW-dwRyKK3im1YPfFe6BtGCg

Analiza:

Ky artikull përmban titull të sajuar dhe përmbajtje të paqartë, gjysmake dhe të fabrikuar. Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara, rezulton që ky artikull ka për qëllim që të nxis lexueshëmri, për të përfituar nga vizitat dhe klikimi i reklamës që gjendet në fund të tekstit. Mirëpo, përkundër qëllimit përfitues, ky artikull mund të dezinformojë lexuesit, me qenë se përmbajtja është e pavërtetë. Për këtë arsye, hibrid.info, bazuar në metodologji, e kategorizon këtë artikull si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere