[email protected]
Nuk ka njohje nga “një shtet shumë i fuqishëm”, siç pretendohet përmes titullit
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar një artikull me pretendim se ka ardhur një njohje për Kosovën nga një shtet shumë i fuqishëm me titull “Ky është shteti shumë i fuqishëm që sapo dha njohjen e shtetit të Kosovës”.

Nga verifikimi i fakteve, i bërë nga hibrid.info, është gjetur se ky artikull përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit 2020.

Lajmi ka të bëjë me Zv.ministrin e jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, i cili në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, kishte paralajmëruar një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/2604?fbclid=IwAR0Znx9HtcyQvKFc93i8ZKtAWFe5phfOySfWM7rnjZK4ELY1sBmaacDcSrw
https://klikoshqip.com/news/2604?fbclid=IwAR0Znx9HtcyQvKFc93i8ZKtAWFe5phfOySfWM7rnjZK4ELY1sBmaacDcSrw

I njëjti artikull ishte publikuar më herët edhe nga portali tjetër i dyshimtë “specialja.com”, të cilin e ka trajtuar hibrid.info.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e trajtuar nga hibrid.info në shtator të vitit 2020.



Në përmbajtjen e artikullit të publikuar nga këto portale të dyshimta, gjendet vetëm një pjesë e intervistës së zëvendësministrit të jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar, e realizuar në televizionin shqiptar, RTV Ora.

Megjithatë, Bodnar, shihet se në atë intervistë të mos e ketë përmendur asnjëherë njohjen e menjëhershme të Kosovës nga shteti të cilin e përfaqëson. Por, ajo çfarë kishte përmendur ai, ishte vetëm mundësia që Kosova të njihet nga Kievi zyrtar, duke shtuar se kjo procedurë ende është në hapat e parë.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar më 23 shtator të vitit 2020 nga televizoni shqiptar RTV Ora:

https://www.oranews.tv/ekskluzive-per-rtv-ora-zv-ministri-i-jashtem-ukrinas-paralajmeron-njohjen-e-kosoves/


Analiza:

Titulli i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “klikoshqip.com” është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe më herët nga portali tjetër i dyshimtë “specialja.com”, të cilin e ka trajtuar hibrid.info.

Artikulli i publikuar në klikoshqip.com është shpërndarë edhe në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

Hibrid.info pas analizës së kontrollit të fakteve, e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others