[email protected]
Limaj nuk tha se “votuesit e Albinit e kanë largu” banerin në Graçanicë
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Limaj për heqjen e banerit në Graçanicë: ‘Votuesit e Albinit e kanë largu.’”, është publikuar nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas hulumtimit dhe verifikimit fakteve nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është parë se nuk ekziston një deklaratë e tillë e bërë nga ana e kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limajt.

Kjo faqe e cila numëron mbi 70 mijë ndjekës në Facebook, ka publikuar këtë artikull përmes ueb-faqes së saj “ourbdnews24.com”.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Gazeta Aktive”:

Limaj për heqjen e banerit në Graçanicë: ‘Votuesit e Albinit e kanë largu.’

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj gjatë intervistes së mbëmshme tha se votuesit e Albin Kurtit e kanë larguar banerin e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit në Graçanicë dhe jo serbet.

Limaj tha: ‘Votuesit e Albinit e kanë bërë atë veprim, ne të gjithë e dijmë të vertëten, nëse do e bente ndonjë serb ndryshe do ishte puna.’ – happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii pamjjet e intervistess

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Gazeta Aktive”:

https://ourbdnews24.com/ons/archives/1030?fbclid=IwAR2hZNU6Ctz75WjXCCKx7TEiFCdp-k_33NwF3r2nXBNnVoOW4o9XI9FmbJo

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Gazeta Aktive” përmban titull dhe tekst të sajuar. Ky artikull i këtij portali, është publikuar në këtë, duke u përpjekur që ta ndërlidh atë me zhvillimet aktuale, në mesin e të cilave është djegia e banerit “Liria ka emër – UÇK”, në afërsi të Graçanicës. Lajme të tilla dezinformojnë lexuesit, ndërsa përmes klikimeve këto portale të dyshimta përfitojnë materialisht. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others