• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
    • Raportet
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Kurti nuk ka thënë se “është i gatshëm të rrëzojë Vuçiqin”

    Hibrid by Hibrid
    03/06/2023
    in Analizë, Fact Checking, Highlights
    0
    Kurti nuk ka thënë se “është i gatshëm të rrëzojë Vuçiqin”
    0
    SHARES
    0
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Në një artikull të publikuar në mediumin në gjuhën serbe që mbanë domainin “Pink.rs” pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të ketë thënë që “është i gatshëm të rrëzojë Vuçiqin”.

    Ky pretendim është bërë përmes titullit – “Kurti tha: Jam gati të ndihmoj për rrëzimin e Vuçiqit!”.

    Mirëpo, në këtë artikull të publikuar dje (2 qershor), përpos këtij titulli, nuk ofrohet asnjë fakt që mbështetë pretendimin e bërë.

    Vegëza e artikullit në “Pink.rs”:

    https://pink.rs/politika/508751/kurti-porucio-spreman-sam-da-pomognem-u-rusenju-vucica

    Përmbajtja autentike e artikullit e përkthyer (jo e përshtatur) në shqip:

    T: Kurti tha: Jam gati të ndihmoj për rrëzimin e Vuçiqit!

    Kryeministri i shtetit të rremë të Kosovës, Albin Kurti, ka folur për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, pas kritikave të gjithë komunitetit ndërkombëtar për incidentet në veri të Kosovës.

    Ai tha gjithashtu se beson në miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe BE-në.

    – Ne jemi në thelb transatlantik – shtoi ai.

    “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në demokratizimin e Serbisë, por jo të paguajmë çmimin për të”, thotë Kurti.

    Mes rreshtave, Kurti thotë se është i gatshëm të ndihmojë në rrëzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Nga ajo që shihet në përmbajtje të këtij artikulli, ky portal ka përdorur një pjesë të shkëputur nga paraqitja e djeshme e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës (shih fjalimin e plotë të Kurtit në Kuvend).

    Video të cilës i është referuar ky medium, paraqet një pjese të shkëputur kur Kurti flet për raportet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar dhe aleatët, duke iu referuar zhvillimeve në veri, si dhe për qasjen që këta të fundit e kanë për Kosovën dhe Serbinë. Ndërsa, thotë se “ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë dekomratizimin e Serbisë por jo të paguajmë për demokratzimin e Serbisë”.

    Burim kryesor i këtij artikulli është marrë një video e shpërndarë nga një profil në median sociale “Twitter” që mbanë emrin “Admirim” (këtu).

    Kosovo's PM @albinkurti on appeasement of Serbia:

    Kosovo believes deeply in permanent friendship with the US, and the EU. We are fundamentally transatlantic.

    We are ready to help in the democratization of Serbia, but not to pay a price for it. pic.twitter.com/ZVbfVyAWuV

    — Admirim (@admirim) June 2, 2023

    Pjesë të shkëputura nga video e publikuar në Twitter:

    Por, qasja ndaj Kosovës dhe nuk mund të jetë e njëjtë. Serbia është shtet autokratik, Serbia nuk është vend demokratik… Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qendrën e saj rajonale… Serbia po shfaqë agresion të hapur ndaj Kosovës edhe po bënë kërcënim për rajonin pikërisht sepse nuk ndanë vlera të përbashkëta me partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Demokratizimi i Serbisë është i nevojshëm, por Kosova nuk mund të paguaj për demokratizimin e saj. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë dekomratizimin e Serbisë por jo të paguajmë për demokratzimin e Serbisë.

    Por, autori/ja e artikullit ka bërë interpretim të përmbajtjes së videos, rrjedhimisht të fjalimit të Kurtit. Për ta ngritur pretendimin të bërë përmes titullit, në fund të këtij artikulli, autori/ja mundohet ta komentojë fjalimin e Kurtit, duke u përpjekur që ta zbërthejë mesazhin që, siç thuhet, fshihet mes rreshtave.


    Analiza:

    Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve të paraqitura në artikullin e “Pink.rs”, kuptohet se titulli i vënë është tërësisht i pavërtetë.

    Pra, Kurti nuk ka thënë se “është i gatshëm të ndihmojë në rrëzimin e Vuçiqit”. Në fakt, Kurti, në fjalimin e tij në Kuvend të Kosovës kishte thënë se “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në demokratizimin e Serbisë, por jo të paguajmë çmimin për të”, ndërsa autori/ja e artikullit ka vënë titull një koment dhe interpretim të deklaratës së Kurtit, duke e shtrembëruar atë.

    Pas analizës së këtyre fakteve, hibrid.info, bazuar në metodologji, e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.


    Arsyetimi:

    Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

    Tags: dezinformatë
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës
    Analizë

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”
    Analizë

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet
    Analizë

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    29/09/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000