Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente Të fundit | Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për kallëzim penal dhe kërkesë individu… Të fundit | Trumpi s’e ka kërcënuar Serbinë me bombardim për Kosovën, videot janë gjene… Të fundit | Pretendim i pabazë për ndërlidhje të Haradinajt me projekte në Beograd Të fundit | Deklaratat e përsëritura të Kurtit për gazin amerikan paraqiten në mënyrë ç… Të fundit | Ndërtimi i narrativave serbe për Kosovën përmes deklaratave të një ministre… Të fundit | Narrativa të vjetra, pretendime të reja: Si u ringjall teoria e “izraelizim… Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026
[ ARTIKULLI ]

“Pushtimi” i ishullit grek nga Turqia në GoogleMaps paraqitet si pushtim real

HIBRID

Agjencia e lajmeve “NOA” ka publikuar një artikull me titull në të cilin pretendohet se “Turqia ka marr një ishull të Greqisë”.

Megjithatë, me të lexuar përmbajtjen e artikullit të publikuar në këtë medium në gjuhën shqipe, rezulton se titulli është tendencioz dhe nuk paraqet realisht lajmin.

Titulli i këtij artikulli është vendosur për të krijuar qëllimisht dykuptimësi të lajmit, duke e pasur parasysh seriozitetin e konfliktit në mes Turqisë dhe Greqisë për zonën kufitare të Egjeut.

Artikulli autentik i publikuar në NOA:

T: Shtohen tensionet/ Turqia merr ishullin e Greqisë, ngrihet xhamia

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të nxehta.

Së fundmi mediat greke kanë raportuar sipas tyre, provokimin e radhës nga pala turke.

Turqia ka ndërhyrë në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili, sipas “Google Maps”, ka gjithashtu një xhami.

Sipas asaj që raportoi Open TV, Turqia i dha ishullit emrin “Turk Adasi” që në greqisht do të thotë “ishull turk”.


Siç mund të vërehet, nga ajo që thuhet në titullin e artikullit, lë të kuptohet se Turqia ka pushtuar ishullin grek dhe ka ndërtuar një xhami. Mirëpo, me të hapur artikullin shihet qartë se titulli është i hiperbolizuar, meqenëse nuk bëhet fjalë për pushtim klasik, por për një intervenim në “GoogleMaps”.

Vegëza e artikullit të publikuar në NOA:

https://noa.al/lajmi/2020/10/2198385.html?fbclid=IwAR0qbGXP4JyZoY_aIGDm_s5LLq2Yey78cUjbi_iw0328V9BOe1Sl8bdWXCw


Analiza:

Sipas analizës së fakteve, rezulton që autori i këtij artikulli por edhe portali NOA, qëllimisht kanë vendosur titull më tendencioz për të ngritur numrin e lexuesve. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ky artikull mund t’i keq informoje lexuesit që informohet vetëm në bazë të titullit. Për këtë arsye, hibrid.info e kategorizon këtë artikull të NOA si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere