[email protected]
Titulli dhe fotografia lënë hapësirë për keqinformim
shape
shape
shape

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Sulm me thikë në universitet”.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, autori mund të ketë tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi që ngjarja vërehet se ka të bëjë me shtetin e Francës, ndërsa një gjë e tillë nuk qartësohet në titull.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, përfshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit nuk qartëson se ku ka ndodhur ngjarja, mund që shumë lehtë t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të aludojnë se ngjarja të ketë ndodhur në Kosovë.

Gjithashtu, edhe fotografia e artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

Një burrë ka sulmuar me thikë studentët e një universiteti në Francë.

Për një person është raportuar se është në gjendje kritike dhe së paku katër studentë janë lënduar në sulmin që ndodhi në Universitetin La Mans.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/604539/sulm-me-thike-ne-universitet/


Analiza:

Në titullin e këtij artikulli të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Duke pasur parasysh se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Gjithashtu, fotografia e vendosur në artikull, ka tendencë të dezinfomimit të lexuesve, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”. Pra, as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes në tekst, pasi nuk qartësohet se bëhet fjalë për ngjarje në Francë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e velrëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others