[email protected]
Protesta në Hamburg kundër të djathtës ekstreme në Gjermani, paraqitet si protestë në mbështetje të Palestinës
shape
shape
shape

 Një llogari në median sociale Facebook me emrin “Juamin Velija”, ka publikuar më 9 shkurt një video të një proteste, duke pretenduar se këto pamje janë të një proteste në Hamburg të Gjermanisë në mbështetje të Palestinës.

I njëjti pretendim është shpërndarë edhe nga faqja me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”, që është përcjellë me reagime nga audienca shqip-folëse. (shih këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi që këto protesta janë në mbështetje të Palestinës nuk qëndron dhe se në fakt protestat ishin organizuar kundër të djathtës ekstreme në Gjermani.


Vegëza e videos së publikuar nga llogaria “Juamin Velija”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0sHshkYoMJAJ5J4HYcpdxaUrK7LHY4AbuDMohmJ1TsJTJ3uzXSdG3awrLgp9dxyril&id=61554089714470


Hibrid.info ka gjetur artikullin nga agjencia franeze “AFP” që trajtoi të njëjtën video të shpërndarë në llogaritë e huaja. (shih këtu)


Sipas “AFP” këto pamje nuk kanë të bëjnë me luftën dhe janë marrë nga “programi gjerman i lajmeve Tagesschau të marra në një protestë të 19 janarit kundër partisë AfD, e cila është e dyta në sondazhet kombëtare dhe kryeson në disa rajone lindore”.

Screenshot nga artikulli i publikuar nga agjencia franceze “AFP”


Në artikullin e trajtuar nga kjo agjenci gjendet edhe fotografia e protestave të 19 janarit kundër partisë AfD, që është publikuar nga Senati i Hamburgut në rrjetin social “X”, çka tregon se këto protesta nuk kanë lidhje me ngjarjet e fundit në Gaza. (shih këtu)


Ky pretendim trajtohet nga ekipi i hibrid.info për shkak të kohës së publikimit dhe mundësisë së informimit të pasaktë të audiencës shqip-folëse, pasi që pretendimi vjen në kohë të konfliktit që vazhdon ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. (shih këtu dhe këtu)

Hibridi.info ka trajtuar edhe më herët pretendime të ngjashme lidhur me protesta të organizuara për konfliktin aktual ndërmjet këtyre dy vendeve. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes pamjeve nga një protestë e mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, një llogari në Facebook pretendon rrejshëm se janë pamje të një proteste në mbështetje të Palestinës.

Hibrid.info ka gjetur artikullin nga agjencia franceze “AFP”, e cila sqaron se këto pamje janë të një proteste kundër të djathtës ekstreme në Gjermani dhe se nuk kanë lidhje me mbështetjen e Palestinës.

Në bazë të metodologjisë se punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others