Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka ish-polic të arrestuar për vrasjen e policit në Kaçanik

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Detaje të reja nga aksioni në Kaçanik/ Një ish-polic dhe një ish-ushtar ndër të arrestuarit”, mban titullin artikulli i publikuar sot, (21 prill) nga portali informativ “IndeksOnline.net”.

Ky medium online pretendon se sipas burimeve, ndër shtatë persona të arrestuar ndodhen edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

I njëjti artikull është publikuar më pas edhe nga dy portale tjera si “Shekulli.info” dhe “GazetaPapirus.com”, të cilat kanë cituar portalin “IndeksOnline.net”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media sqaroi se nuk ka policë të arrestuar në mesin e personave të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor, Muhamet Lika.


Hoxha gjatë konferencës për media sqaroi se në mesin e shtatë personave të arrestuar, është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së (këtu).

Ndërsa pak minuta më vonë, ai rithekson se nuk bëhet fjalë për ish-polic të arrestuar, por për një ish-pjesëtar të FSK-së (shih këtu nga minuta 4:25)

Hoxha përmendi se është konfiskuar një armë zyrtare e një polici, i biri i të cilit është në mesin e të shtatë arrestuarve nga ky aksion (këtu).

“Është arrestuar një person i cili është biri i një polici tonë, në shtëpinë e të cilit kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie të mundshme është sekuestruar arma e tij zyrtare. Është armë zyrtare e Policisë së Kosovës, e një polici që punon në Policinë Kufitare. Andaj mbetet të verifikohet dhe sqarohet se mos është përdorur në këtë rast apo rastet e tjera”, u shpreh Hoxha.


Pak kontekst

Me datë 1 prill rreth orës 23:00 në Kaçanik, është vrarë me armë zjarri rreshteri i policisë, Muhamed Lika.

Sot (21 prill) Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona si të dyshuar për këtë vepër.


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “IndeksOnline.net” dhe i cituar nga dy portale tjera pretendon se në mesin e të arrestuarve për rastin në Kaçanik është edhe një ish-polic. Por ky pretendim është i pasaktë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media, sqaroi se nuk ka ish-polic të arrestuar, por vetëm një ish-pjesëtar i FSK-së. Ai gjithashtu sqaroi se është sekuestruar një armë zyrtare e një polici aktiv, për shkak se një nga të arrestuarit është biri i tij.

Bazuar në metodogjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere