Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “E PABESUESHME kjo që po ndodh!! Hashim Thaçit po i konfiskohet e gjithë pasuria??!!”.

Pas kontrollimit të fakteve nga hibrid.info, është konstatuar se ky artikull është i vjetër dhe përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Artikulli është marrë nga portali “gazetainfokus.com”, i publikuar më 14 prill, ndër të tjerash shkruan se “Dy shtëpitë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetura e toka që kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit mund të hetohen me nismën e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për luftën kundër korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”.

Pra, nuk është konfiskuar e gjithë pasuria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “postlajme.net”:

Dy shtepite e ish Presi.de.ntit te Kosoves, Hashim Thaçi, vet.ura e toka qe kishte dekIa.ruar ne Agjen.cine Ku.nder Ko.rrup si.onit mund te het.ohen me nism.en e Qeverise se udhe he.qur nga AIbin Kurti, per Iu.ften kun.der kor.rups.ionit dhe konfis.kimin e pa.su.rise se pa ju.sti.fikueshme.

Thaçi ne Agjen.cine Ku.nder Korr.upsi.onit, Pres.iden.ti i Kosoves, me 19 qer.shor te vitit 2020 ka de.kIaruar dy shtepi, njera trashe.gimi dhe pro.ne e perbashket famiI.jare ne vIere 80 mije euro dhe shtepia tje.ter ne vIere 350 mije eu.ro, te ciIen ende nuk e ka pa.guar te gjithen.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/52618?33&fbclid=IwAR3oi3Qg5iywskqqVmf3-K1qni6sJ2udvauEyouI0HTRbGHl59nrTx3qqwY
https://www.postlajme.net/52618?33&fbclid=IwAR3oi3Qg5iywskqqVmf3-K1qni6sJ2udvauEyouI0HTRbGHl59nrTx3qqwY

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

Postimi i artikullit në Facebook nga faqja “33shi.com”:

https://www.facebook.com/33shi/posts/668940174040371


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (14 prill 2021) nga portali “gazetainfokus.com”.

https://gazetainfokus.com/a-do-te-konfiskohet-pasuria-e-hashim-thaci/



Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vendosur titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere