Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Federata e Futbollit të Rumanisë nuk janë deklaruar kundër ndeshjes me Kosovën

HIBRID

E përditshmja serbe “Novosti” ka publikuar sot (11 tetor) një artikull në të cilin pretendon se kombëtarja e Rumanisë në futboll nuk do të luaj kundër përfaqësueses së Kosovës. Artikulli i publikuar në mediumin serb mbanë titullin “NUK DUAN TË LUAJNË KUNDËR SHTETIT TË RREJSHËM TË KOSOVËS: Nuk i njohën dhe tani janë gati për sanksionet më të rënda”.

Shorti për eliminatore të Kampionatit Evropian bëri që përfaqësuesja e Kosovës të ketë në grup përfaqësuesen e Rumanisë, shtet ky që nuk e ka njohur Kosovën.

Përkundër faktit që nga Federata e Futbollit të Rumanisë nuk kanë thënë se nuk do të luajnë kundër përfaqësueses së Kosovës, disa media në gjuhën serbe e kanë interpretuar në titull si vendim për të mos u ballafaquar me përfaqësuesen e Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Novosti”:

https://www.novosti.rs/sport/fudbal/1162080/nece-igraju-protiv-lazne-drzave-kosovo-nisu-priznali-sada-spremni-najteze-sankcije

Pjesë të artikullit të publikuar në “Novosti”:

Topat në shortin e Frankfurtit vendosën në të njëjtin grup Rumaninë dhe shtetin fallco të Kosovës në eliminatoret për Kampionatin Evropian. Dhe këtu lind një problem i madh.

Gjegjësisht, seleksionimi i fqinjit tonë verior nuk e ka njohur krahinën jugore serbe, mediat vendase janë interesuar se çfarë do të ndodhë me atë ndeshje. Përmendet se rumunët do të humbasin me rezultatin zyrtar – 0:3, për të shmangur takimin me një mysafir “të paftuar”.


Artikuj me pretendimin e mësipërm janë publikuar në disa media serbe si, “B92.net”, “Alo.rs”, “Mondo.rs”.


Federata e futbollit të Rumanisë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me mos ballafaqim me përfaqësuesen e Kosovës, ashtu siç pretendon mediumi serb. Ata në një përgjigje për gazetën sportive GSP deklaruan se do të konsultohen me Qeverinë e këtij shteti në lidhje me kushtet e ndeshjes me Kosovën:

“Duke marrë parasysh faktin se Rumania dhe Kosova u caktuan në të njëjtin grup në shortin e paraprake të EURO 2024, ngjarje kjo e zhvilluar dje, më 9 tetor, dhe duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeveria e Rumanisë të mësojë kushtet e ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën, në Grupin I.” (këtu)

Edhe pse Theodor Melescanu, ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, pretendon se kombëtarja e Rumanisë nuk duhet të pranojë të luajë kundër kombëtares së Kosovës, Federata Rumune e Futbollit në deklaratën e bërë nuk e kanë theksuar një fakt të tillë të mos pranimit të përballjes me Kosovën.

Analiza:

Mediumi serb “Novosti” në një artikull të publikuar sot ka hedhur pretendimin se përfaqësuesja e Rumanisë nuk do të pranojë të luaj kundër Kosovës.

Federata rumune e futbollit ka bërë të ditur se do të diskutojë me qeverinë rumune në lidhje me kushtet e ndeshjes me përfaqësuesen e Kosovës, pa u theksuar në asnjë vend se nuk do të pranojë ballafaqimin me përfaqësuesen e Kosovës.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info vlerëson se pretendimet e hedhura në titull nuk qëndrojnë dhe vlerësohen si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere