Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë i Vuçiqit se “një fuqi e madhe do të kërkoj zyrtarisht të tërhiqen misioni i KFOR-it dhe i UNMIK-ut në Kosovë”

HIBRID

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar të enjten (13 maj) se “një fuqi e madhe do të kërkoj zyrtarisht të tërhiqen misioni i KFOR-it dhe i UNMIK-ut në Kosovë”. Mirëpo, ky pretendim i Vuçiqit është hedhur poshtë nga zyrtarë të NATO-s.

Këtë deklaratë Vuçiq e bëri në një konferencë për gazetarë në Beograd, duke pretenduar se këtë informacion e ka nga burime zyrtare, por pa dhënë detaje më të hollësishme për këto burime. I pari i Serbisë ka thënë se këto informata i ka siguruar nga burime të inteligjencës serbe.

Deklarata e Aleksandar Vuçiqit e përkthyer në shqip:

“Serbia ka marrë informacion nga burimet e inteligjencës se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkim zyrtar për tërheqjen e forcave të KFOR dhe UNMIK nga Kosova”.

Se ky pretendim është i paargumentuar, e ka pranuar edhe vetë Vuçiq, i cili është shprehur se burimi i informacionit nuk është i konfirmuar dhe se “për këtë nuk duhet pasur frikë”.

Vegëza e deklaratës së Aleksandër Vuçiqit në mediat në gjuhën serbe:

https://www.slobodnaevropa.org/a/vu%C4%8Di%C4%87-jedna-velika-sila-kre%C4%87e-u-zvani%C4%8Dno-tra%C5%BEenje-povla%C4%8Denja-kfor-a-i-unmik-a/31253008.html


Mirëpo, në një prononcim për RTV Dukagjini, zyrtarë NATO-s kanë mohuar deklaratat e presidentit serb, duke ritheksuar se janë në Kosovë për të siguruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet, dhe se çdo vendim merret me konsensus nga të gjithë 30 aleatë.

“NATO ka kontribuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vite dhe mbetet e përkushtuar ndaj rajonit. Misioni ynë KFOR bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë KFOR-in merren me konsensus nga të gjithë 30 aleatët”.

Vegëza e reagimit të NATO-s për RTV Dukagjini:

https://fb.watch/5viivvcCEY/

Analiza:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një pretendim të pa konfirmuar dhe të paargumentuar për “largimin e KFOR-it dhe UNMIK-ut” nga Kosova. Duke qenë se i njëjti pretendim i Vuçiqit është hedhur poshtë nga zyrtarë të NATO-s, mund të thuhet qartë se pohimi i presidentit serb nuk asnjë bazë dhe si i tillë mund të vlerësohet si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere