[email protected]
Fotografia e vjetër e një meshe kishtare, paraqitet si imazh i grave shqiptare myslimane të mbuluara
shape
shape
shape

Portali informativ në Shqipëri “GazetaTema.net”, ka publikuar një artikull me titull “FOTOT: Si kërkon Albin Kurti t’i kthejë vajzat shqiptare, një shekull mbrapa”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk është adekuat dhe, si i tillë, nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Portali i lartcekur edhe në përmbajtje vazhdon ta përfolë çështjen e lejimit të shamive në shkollat e Kosovës, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron t’i kthejë ato një shekull mbrapa.

Mirëpo, autorësia e fotografisë me të cilën është ilustruar ky artikull, është shkruar në mënyrë të pasaktë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaTema.net”:

https://www.gazetatema.net/rajoni/fotot-si-kerkon-albin-kurti-ti-ktheje-vajzat-shqiptare-nje-shekull-mbrapa-i351194?fbclid=IwAR1ncwfQFKz3JtMUjo6ooPn4z11x-Tveq26HKxg3a8eR2Y493_9BerXXxnk


Artikulli i publikuar në “GazetaTema.net”:

Albin Kurti kërkon të kthejë vajzat më shumë se një shekull mbrapa, atëhere kur ato mbuloheshin në shumicë.

Ai do që të ligjërojë mbajtjen e shamisë tek vajzat mbi 16 vjeç.

Fotot e mëposhtme ndërkohë tregojnë periudhën e më shumë se një shekulli më parë, kur në trojet shqiptare vajzat mbuloheshin komplet dhe të huajt në identifikonin si një vend i prapambetur mysliman.


Kurti më 12 gusht, gjatë një konference për media të mbajtur pas një vizite në Doganën e Kosovës, ishte shprehur se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve duke u thirrur në lirinë e qytetarëve, ndërsa kishte dhënë qëndrimin e tij rreth pragut të moshës së të rejave që lejohen të bartin shami.

“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- vjeçare duhet të jetë pragu, dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin”, ka thënë ndër të tjerash Kurti. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Portali “GazetaTema.net” në këtë artikull ka përdorur disa fotografi në legjendën e të cilave shkruan:

“Fotot e mëposhtme ndërkohë tregojnë periudhën e më shumë se një shekulli më parë, kur në trojet shqiptare vajzat mbuloheshin komplet dhe të huajt në identifikonin si një vend i prapambetur mysliman”.

Mirëpo, pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se këto fotografi nuk kanë të bëjnë me qytetarë të besimit islam (myslimanë), siç pretendon ky portal.

Këto fotografi janë të realizuara në Shqipëri në vitin 1094 nga fotografi italian Giuseppe Massani. (shih këtu)

Ndërsa fotografia ilustruese e përdorur në këtë artikull të “GazetaTema.net”, mban titullin “Gratë katolike në meshë në Shkodër (Foto: Giuseppe Massani, 1940). (shih fotografinë më poshtë)


Ky artikull i “GazetaTema.net” është shpërndarë edhe në disa portale tjera në Kosovë dhe Shqipëri. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “GazetaTema.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron që të ligjërohet për mbajtjen e shamisë në shkolla tek vajzat mbi 16 vjeç.

Fotografia e përdorur në këtë artikull nuk ka të bëjë me vajza të fesë islame, siç pretendohet nga ky portal, por ato janë të realizuara në Shqipërinë e vitit 1940 nga fotografi italian, Giuseppe Massani, ndërsa ajo fotografi mban titullin “Gratë katolike në meshë në Shkodër”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others