Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk ndërlidhet me përmbajtjen

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Varianti i ri po trondit botën, po s’u vaksinuam s’ka shpëtim”.

Në shikim të parë, ky artikull lë të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë studim shkencor ose diçka të ngjashme lidhur me variantin e ri të Covid-19, i quajtur Omicron.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është ndryshuar nga ai origjinal, ndërsa në përmbajtje gjendet një deklaratë e zëvendës ministrit të Shëndetësisë në Shqipër, Gjergji Koja.

“Shifrat e vaksinimit nuk janë të kënaqshme, edhe ne kemi shumë për të bërë. Vaksinimi po vazhdon. Nuk mund të bëhet përgjegjës autoriteti i shëndetësisë nëse qytetari vaksinohet apo jo. Po nuk u vaksinuam nuk kemi shpëtim”, tha ndër të tjerash Koja.

Pra, në titull nuk tregohet se kush e ka thënë një gjë të tillë, e po ashtu edhe fotografia e vendosur në artikull është jo adekuate, duke lënë hapësirë për keqinformim.


Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/shqiperia/1715421/varianti-i-ri-po-trondit-boten-po-su-vaksinuam-ska-shpetim/?fbclid=IwAR0P1VJwlluP9ow9GMCKc50MfD7wluRbDuyVlCcqrAEEux1ewx0LsJmfANA


Hibrid.info pas hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google”, ka gjetur artikullin autentik të publikuar në televizonin shqiptar “ABCNews”, i cili përmban titull dhe fotografi adekuate duke e qartësuar se kush e ka thënë një gjë të tillë.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në “abcnews.al”:

https://abcnews.al/varianti-i-ri-po-trondit-boten-shehu-bera-tre-doza-koja-po-nuk-u-vaksinuam-nuk-kemi-shpetim/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=varianti-i-ri-po-trondit-boten-shehu-bera-tre-doza-koja-po-nuk-u-vaksinuam-nuk-kemi-shpetim


Analiza:

Portali “botasot.info” në publikimin e artikullit të “abcneës.al”, duket se qëllimshëm i ka ndryshuar fotografinë dhe titullin, duke lënë vend për keqinformim.

Në titull nuk sqarohet se kjo është deklaratë e një personi zyrtar, e gjithashtu as fotografia nuk është adekuate. Gjithçka qartësohet vetëm pasi lexuesit të hyjë në përmbajtje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere