Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026 Të fundit | Rishikimi i javës: Clickbait për rezultatet e AUV për “Vita”; mashtrim me I… Të fundit | Një llogari në TikTok me dhjetëra keqinformata me implikime fetare Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i tetorit të vitit 2021 paraqitet si aktual

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot”, ka publikuar sot (22 dhjetor) një artikull me titull “MINUTA E FUNDIT/ Vuçiqit i vjen nje “goditje” tronditese qe nuk e priste, serbet ne veri duke e fyer ate (VIDEO)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar më 2 tetor të vitit 2021.

Kjo faqe është munduar ta paraqesë si aktual këtë artikull të vjetër, duke i bashkangjitur cilësimin si “MINUTA E FUNDIT”.

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se përmbajtja e këtij artikulli është e vjetër dhe ka të bëjë me ngjarjen e tetorit të vitit 2021, atëkohë kur pika kufitare në Jarinjë ishte bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit 2021, si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masë reciprociteti në targat e makinave të regjistruara në Serbi. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lexo Sot”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës:

https://www.facebook.com/lexo.sot/posts/pfbid02X2RapqdRH5jw2pfRAtto7B1CrUjtpGkS7yNgfGBXVy4C63qf4iri5kZDH1gPJpZQl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (2 tetor 2021) në portalin e televizionit Klan Kosova, “KlanKosova.tv”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Lexo Sot” ka publikuar artikull të vjetër të vitit 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke shtuar në titull fjalinë “MINUTA E FUNDIT”.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere