Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi të vitit 2021 pretendohet rrejshëm se Kosova po pajiset me helikopter

FATBARDH DEMA

Llogari në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (20 korrik) një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti afër një helikopteri ushtarak.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie pretendohet se për herë të parë Kosova po bëhet me helikopter.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi, e cila është e vjetër, e shkrepur në korrik të vitit 2021.


Vegëza e postimit në TikTok nga llogaria “lagraqsaqi”:

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7257856309582728475


Pas verifikimit dhe hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media online që flet për pajisjen e Kosovës apo më saktësisht Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me helikopterë.

Informacion i tillë që ndërlidhet me pretendimin e bërë nga llogaria e lartcekur nuk është gjetur as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. (shih këtu)


Pas kërkimit përmes “Google”, hibrid.info ka gjetur se fotografia e përdorur nga llogaria e lartcekur, është e shkrepur në korrik të vitit 2021, atëkohë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte arritur në Kroaci për të vizituar vendin ku një autobus me mërgimtarë nga Kosova ishte aksidentuar në qytetin Slavonski Brod. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria në TikTok “lagraqsaqi” ka publikuar një fotografi të vjetër të vitit 2021, në të cilën shihet kryeministri Kurti afër një helikopteri ushtarak, me anë të së cilës pretendohet se Kosova për herë të parë po pajiset me helikopter.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere