Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se “Gjermania po dërgon më shumë ushtarë” në Kosovë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar një artikull me titull “Vuçiç merr fund! Gjermania godet rëndë Beogradin: Do dërgojmë edhe më shumë ushtarë gjerman në Kosovë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe, i cili, nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër (25 maj) që ka të bëjë me qeverinë gjermane, e cila atëkohë kishte inicuar vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë.

Vlen të ceket se lajmi nuk ndërlidhet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e as me Beogradin, siç pretendohet në titull.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Gazeta.thenews48hr.com”:

https://gazeta.thenews48hr.com/lajme/vucic-merr-fund-gjermania-godet-rende-beogradin-do-dergojme-edhe-me-shume-ushtare-gjerman-ne-kosove/?fbclid=IwAR365wKEfW067CNSMhniQQgPl99JekUNGwmWlEp3CxdZpJ6VgX7sR3k-lFM

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Analiza”, e cila numëron afër 60 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (25 maj) nga mediumi gjerman “Deutsche Welle” (DW) në versionin shqip. (shih këtu)

Pjesë nga artikulli i publikuar në Deutsche Welle:

Kabineti federal ka miratuar vazhdimin e pjesëmarrjes gjermane në misionin e KFOR-it në Kosovë edhe për një vit tjetër. Parlamenti federal, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim.

Mandati parashikon pa ndryshime që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë. Aktualisht, sipas informacioneve nga Qeveria Federale, aty janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundesëehrit.

Shifra e 400 ushtarëve të Bundesëehr-it, megjithatë, është vendosur që më parë që të mos pakësohet, në mënyrë që Bundesëehri të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet.

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “Gazeta.thenews48hr.com”, përmban edhe fotografi jo adekuate në të cilën shihen kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti serb Vuçiq, por që lajmi nuk ndërlidhet me asnjërin prej tyre.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Gjithashtu, në atë artikull është përdorur fotografi jo adekuate me pretendimin që t’i jap kontekst tjetër lajmit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere