Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi me titull “tërmet në Prishtinë”, i pavërtetë dhe i sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “news96post.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se ka ndodhur një tërmet në Prishtinë.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Brenda në artikull gjendet lajmi i vjetër rreth tërmetit që kishte ndodhur në vitin 2019 në Shqipëri.

Pra, nuk ka ndodhur asnjë tërmet me epiqendër në Prishtinë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli të publikuar nga portali i dyshimtë “news96post.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news96post.com”:

https://news96post.com/termet-ne-prishtine-ja-ku-ishte-epiqendra-zot-na-ruaj/?fbclid=IwAR26EwUK4uUlduhWgYEx2jI8nGQlZ3IzNi4BRRTCCDwSDSOOVti1z3fCoD8

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron mbi 50 mijë ndjekës.

Postimi i artikullit në faqen “Express Gazeta” në Facebook:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/213765837354488


Hibrid.info pasi hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google.com”, ka gjetur se teksti i përdorur në këtë artikull është marrë nga “Wikipedia.com”, ku tregon për tërmetin e ndodhur në Shqipëri në nëntor të vitit 2019.

https://sq.wikipedia.org/wiki/T%C3%ABrmeti_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri_(2019)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news96post.com” ka marrë një tekst nga “Wikipedia.com” që shkruan për tërmetin e ndodhur në Shqipëri në vitin 2019, të cilin e ka postuar duke u munduar ta paraqesë si aktual, të cilit i është vënë titull i rremë që gjoja tërmeti ka ndodhur në Prishtinë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere