Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për hendbollistet e përfaqësueses së Kosovës paraqitet me fotografi të futbollistëve

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Rilindja.al” ka publikuar të shtunën (8 prill) një artikull me titull “Kosova nisi përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban fotografi jo adekuate dhe titull përgjithësues.

Në këtë imazh paraqiten futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, ndërsa në përmbajtje gjendet lajmi për përfaqesuesen e Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Rilindja.al”:

https://rilindja.al/kosova-nisi-pergatitjet-per-ndeshjen-e-dyte-me-polonine/?fbclid=IwAR173W3ESa-DfAlHlD5xtrwJ-gHMI0s0VWkj8cmqnZQKQiaT8wXanKAwVp0

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin informativ “Rilindja.al”:

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë.

Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në llogarinë zyrtare në Instagram.

Përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se hendbollistet kosovare kanë nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë e cila do të zhvillohet të mërkurën në ora 20:15 në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Rilindja.al” ka publikuar një artikull në lidhje me përfaqësuesen e Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave, ndërsa në imazh ka paraqitur futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, kështu duke lënë vend për keqinformim të lexuesve.

Po ashtu, në artikull është përdorur titull përgjithësues duke mos e bërë të ditur se kombëtarja e cilit sport do të luaj me Poloninë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere