Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazh i manipuluar i dokumentit me pretendimin se Buzhala ishte pjesëtar i MUP-it serb

HIBRID

Një faqe në Facebook me emrin “Me Vetëvendosje-n” ka publikuar më 29 gusht një imazh, ku shihet portreti i Berat Buzhalës, gazetar dhe drejtues i portalit informativ, Nacionale.com.

Imazhi po ashtu përmban të dhëna për Buzhalën, me mbishkrimin e postit në Facebook që pretendon se gazetari ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP).

Por që hibrid.info ka verifikuar se mbi imazhin e publikuar është ndërhyrë, duke manipuluar me të dhënat e shfaqura në imazh.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “Me Vetëvendosje-n”:

https://www.facebook.com/votuesiteVV/posts/pfbid02GB7nb4nYv8TCEJkJH33t3ACyj3TQT4w3PMTWgkWNQWbGzeFX72ZpEHhhBExmkQ2Vl


Hibrid.info me anë të programit te automatizuar online “InVID” ka arritur të gjejë një artikull të portalit  “pashtriku.org” të publikuar në vitin 2017. (shih këtu)

Në artikull hasen imazhe të disa anëtarëve të MUP-it serb, të ngjashme me imazhin e Buzhalës të publikuar nga faqja “Me Vetëvendosjen-n”, të cilat siç paraqiten në fotografi, janë marrë nga dokumentet konfidenciale të NATO-së. (shih fotografinë më poshtë)


Duke krahasuar këto imazhe, mund të vërehen dallimet dhe ndërhyrjet e qarta të bëra në imazhin ku paraqitet gazetari Buzhala, të cilat e paraqesin atë si pjesë të MUP-it serb.

Këto ngjashmëri i shohim te imazhi ku paraqiten të dhënat e Marko Jakshiq, përjashto mbi shkrimin “MUP” që siç duket është shtuar mbi imazhin ku paraqitet Buzhala. (shih fotografitë krahasuese më poshtë)


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “Me Vetëvendosje-n” ka publikuar një imazh me të dhëna, me anë të cilave pretendohet se Berat Buzhala, gazetar dhe drejtues i portalit Nacionale, ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).

Megjithatë, hibrid.info me anë të programit të automatizuar online, “InVid”, ka gjetur imazhet autentike, në të cilat duket se autori ka bërë ndërhyrje, duke paraqitur të dhëna të paqëndrueshme për gazetarin Buzhala.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere