Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi rreth ndihmës financiare për studentët është i vjetër

FATBARDH DEMA

Faqet në Facebook “Exclusive Albania Today”, “Feja Ime” dhe “Shqipet” kanë publikuar sot (28 janar) një artikull me titull “100 euro për studentët, vjen lajmi i fundit nga Qeveria”.

Ky artikull është marrë nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com”, i cili është publikuar më 11 nëntor 2022. (shih këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se artikulli në fjalë është i vjetër, i publikuar në muajin nëntor 2022, atëkohë kur ishte raportuar se me 6 nëntor ishte mbyllur aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’.

Pra, faqet e lartcekura janë munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesin si aktual.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Feja Ime”, “Exclusive Albania Today” dhe “Shqipet”:

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid02KEMTFrK67LKYuYKhNw5v5YTXzUCiyNVBZFi42DRCRNzw4p9Kn51PhBBcKSfC5BdLl

https://www.facebook.com/al.shqipet/posts/pfbid0BuCW2rPXZMY3WhkTCNNNbkWEhkBT4DX4TsmMH3JHdo5p9PTcTHjHnUbzrcb5vjsMl

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid02Y8zGwuP4FChymgEPNNhN7Abw1xwp3CBLjuwnii1kV1KavzWwkAKmFFe5sxZwiqoGl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (11 nëntor 2022) në disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit nëntor (2022), i cili ka të bëjë me mbështetjen e studentëve me nga 100 euro nga “pako për përballje me inflacion”.

Por, këtë artikull të vjetër, faqet e lartcekura janë munduar ta paraqesin si aktual, duke e ri-publikuar sot (28 janar).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere