Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk e bazon pretendimin për arsyen e grisjes së flamurit serb në Hoçë të Madhe

HIBRID

Në të përditshmen serbe “Alo.rs” është publikuar dje (17 tetor) një artikull në lidhje me grisjen dhe heqjen e flamurit serb nga Monumenti i serbëve të vrarë dhe të rrëmbyer që ndodhët në fshatin Hoçë të Madhe.  Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila rastin e interpreton si frymëzim nga “deklaratat dhe veprimet anti-serbe të politikanëve nga Prishtina të cilët nuk kanë respekt për serbët e mbetur në Kosovë dhe nuk u japin paqe serbëve të vdekur”.

Edhe pse nuk dihet se nga kush është kryesi i veprës, ky institucion serb pretendon pa fakte se kjo “është bërë nga ‘ekstremistët nga Kosova’”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/683231/ne-daju-mira-ni-mrtvim-srbima/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Ekstremistët nga Kosova dhe Metohija përdhosën monumentin e serbëve të vrarë dhe të rrëmbyer në Hoçën e Madhe.

Në natën e së shtunës dhe të dielës, flamuri serb është grisur dhe është hequr nga Monumenti i serbëve të vrarë dhe të rrëmbyer në Hoçë të Madhe, ka njoftuar Zyra për Kosovë dhe Metohi. Të dielën përfaqësuesit e Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Rahovecit vendosën menjëherë një trengjyrësh të ri.

Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën:

https://www.kim.gov.rs/v4903.php

Pjesë të deklaratës së Zyrës për Kosovën:

Natën e së shtunës dhe të dielës, flamuri i Serbisë u gris dhe u hoq nga Monumenti i serbëve të vrarë dhe të rrëmbyer në Hoçë të Madhe.

Nuk ka dyshim se incidente të tilla të turpshme e kanë bazën e tyre në deklaratat dhe veprimet antiserbe të politikanëve nga Prishtina të cilët nuk kanë respekt për serbët e mbetur në Kosovë e Metohi dhe nuk u japin paqe serbëve të vdekur, të cilëve. edhe varret dhe monumentet që shpeshherë i vandalizojnë.


Për rastin e ndodhur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, Zyra për Kosovën nuk ofron fakte konkrete rreth ngjarjes dhe pretendimit të bërë dhe kryesit e veprës i quan “ekstremistë”.

Për më tepër, interpretimi i zyrës se kjo po bëhet nga deklaratat dhe veprimet anti-serbe të politikanëve nga Prishtina të cilët nuk kanë respekt për serbët e mbetur në Kosovë është pretendim tendencioz dhe i pabazuar në fakte konkrete.


Analiza:

Mediumi serb “Alo.rs” ka publikuar një artikull të bazuar në një deklaratë të lëshuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në lidhje me grisjen dhe heqjen e flamurit serb nga Monumenti i serbëve të vrarë dhe të rrëmbyer në Hoçë të Madhe në Rahovec.

Kjo zyre, ndërlidhur me këtë ngjarje hedh pretendime të pabaza se kryesit e kësaj vepre, siç shprehen, janë ekstremistët e Kosovës, si shprehje e urrejtjes ndaj komunitetit serb, e nxitur nga Prishtina zyrtare me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova.

Bazuar në analizën e fakteve, rezulton që ky pretendim i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të vlerësohet si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere