Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së…
[ ARTIKULLI ]

Rikthehet deklarata e paqenë që i mveshet Arben Gashit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi me mbishkrimin “po ta kisha lapsin e popllit  në dorë më parë  dota votoja Listen Serbe sesa VV-në”, i paraqitur si deklaratë e Arben Gashit, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (3 nëntor) në faqen në Facebook me emrin “Specbuk”.

E vërteta?

Nuk ka asnjë fakt që Gashi ka bërë një deklaratë të tillë, qoftë me anë të llogarive të tij në mediat sociale apo në prononcimet në media.


Deri në momentin e trajtimit, kjo përmbajtje ka mbi 100 pëlqime, 100 komente dhe mbi 30 shpërndarje. Në bazë të përmbajtjes në komente, mund të vlerësohet se audienca mund ta marrë si të vërtetë pretendimin.

Disa nga komentet në përmbajtje

Faqja publikuese ka mbi 43 mijë ndjekës (shih këtu).


Hibrid.info ka kontrolluar llogarinë e Gashit në Facebook. Në postimet e tij të fundit nuk është hasur ndonjë deklaratë apo qëndrim, ku do të konfirmohej pretendimi i trajtuar (shih këtu).

Po ashtu, nga rezultatet e kërkimit në Youtube, për video-materiale që lidhen me Gashin, në përmbajtjet e publikuara në një periudhë një-mujore nga data e sotme, nuk ka të tilla që vërtetojnë se Gashi ka deklaruar publikisht atë që pretendohet në përmbajtjen e lartpërmendur (shih këtu).

Njëjtë ka ndodhur edhe pas kërkimit të cilin hibrid.info e ka realizuar përmes makinës së kërkimit “Google” (shih këtu).

Ndërkaq, Hibrid.info ka hulumtuar edhe më parë për të njëjtin pretendim, i cili ishte publikuar në vitin 2023. Artikullin e trajtimit mund ta hasni nëse bëni kërkime për këtë pretendim, në motorin e kërkimit “Google” (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se “Arben Gashi ka deklaruar se po ta kishte ‘lapsin e popllit’ në dorë, do të votoja Listën Serbe më shumë se VV-në” nuk qëndron.

Hulumtimet në makinat e kërkimit nuk kanë gjetur asnjë provë që e vërteton se Gashi ka bërë një deklaratë, çfarë pretendohet.

Gjithashtu, hibrid.info e ka trajtuar edhe më parë këtë pretendim.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere