Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lista Serbe nuk ka thënë se “Kosova është e Serbisë dhe Qeverinë e rrëzojmë kur të dojmë”

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “Lista Srpska: Kosova është e Serbisë dhe qeverinë e rrëzojmë kur të dojmë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër i muajit nëntor 2020, atëkohë kur Lista Serbe kishte përkahur rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se Lista Serbe ka thënë që “Kosova është e Serbisë dhe qeverinë e rrëzojmë kur të dojmë”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/lista-srpska-kosova-eshte-e-serbise-dhe-qeverine-e-rrezojme-kur-te-dojme/?fbclid=IwAR0mqH6IVWordIwSi1KxNKidsV0P0c865WfdTTwZKR1Hph2Zl_SFYq6dIxE

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (11 nëntor 2020) në portalin “Indeksonline.net”. (shih këtu)


Analiza:

“Albasky.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit nëntor 2020, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere