Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se arrestimi i një personi për sulm terrorist ka ndodhur në Belgjikë

HIBRID

Mediumi informativ “Kosova-soti.nfo” ka publikuar një artikull me titull ”Policia ka arrestuar një person në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues sepse nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi sqarohet në përmbajtjen e artikullit, më saktësisht në kreun e tij, ku thuhet, ” Policia belge ka arrestuar një person në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të 16 tetorit në Bruksel, ku humbën jetën dy shtetas suedezë.”.

Duke parë që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) e shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu) dhe duke u nisur nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë (këtu), hibrid.info vlerëson se titulli si i tillë lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Kosova sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/693846/policia-ka-arrestuar-nje-person-ne-kuader-te-hetimeve-per-sulmin-terrorist/?fbclid=IwAR23aG7cPXA58wKTVt28o9iI9M3hyOoDFeCf3V-bQFBKykcQe9kv9DdgJJI


Po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Belgjikë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në media të huaja. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me arrestimin e një të dyshuari për sulmin terrorist ne Belgjikë, në titullin e së cilit nuk sqarohet se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere