Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi të huazuar krijohet shpallje e rreme, pretendohet se një grua nga Kosova dhuron pasurinë

FATBARDH DEMA

Një llogari në Facebook me emrin “Nørå Lå Qüëën” ka publikuar një postim me fotografinë e një gruaje, duke pretenduar ta ndërtojnë një histori të sajuar, gjoja se personi që shihet në këtë imazh është Kimete Nikqi nga Kosova, e cila ka vendosur që të ndajë pasurinë e saj, duke qenë se vuan nga një sëmundje.

Kjo llogari këtë histori të sajuar e ka postuar edhe në një grup në Facebook të quajtur “Yuri Kim për Shqipërinë ???????? ????????”, i cili numëron 13 mijë anëtarë. (shih këtu)

Mirëpo, pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, shfaqet vetëm një rezultat sa i përket fotografisë së kësaj gruaje. Rezultati vjen nga makina e kërkimit “Bing”, që shfaq një vegëz të medias sociale Facebok me emrin “Sabrina Fernandez”, e cila nuk hapet (siç duket është fshirë).


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria “Nørå Lå Qüëën”:

https://www.facebook.com/groups/592325865062537/user/100081481054146/


Imazhi i gruas së moshuar që është përdorur nga faqja e lartcekur, hibrid.info ka arritur ta gjejë përmes programit të automatizuar “InVID”, në rezultatin e dhënë nga makina e kërkimit “Bing”. (shih këtu)


Pas klikimit në vegëzën nga rezultati i dhënë nga “Bing”, në faqen që hapet, nuk shfaqet asnjë informacion tjetër i detajuar, përpos informacionit “The link you followed may have expired, or the page may only be visible to an audience you’re not in” (shq. Lidhja që keni ndjekur mund të ketë skaduar ose faqja mund të jetë e dukshme vetëm për një audiencë ku nuk jeni). (shih këtu)


Analiza:

Nga procesi i kontrollit të fakteve dhe trajtimi i tyre u kuptua se pretendimi i bërë në këtë postim është tërësisht i sajuar. Pra ky postim i bërë nga llogaria “Nørå Lå Qüëën” në Facebook është një histori e trilluar e bazuar në fotografi false.

Kjo faqe në këtë njoftim ka pretenduar rrejshëm se gruaja është Kimete Nikqi nga Kosova.

Fotografia e të moshuarës u gjet në rezultatet e dhëna nga makina e kërkimit “Bing”, që e shfaq atë me emrin “Sabrina Fernandez” në median sociale Facebook. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim/njoftim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere