Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Muriqi ua tregojë flamurin rumunëve i pasaktë

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “indeksonline.net” në faqen e tyre në Instagram ka publikuar dje (12 shtator) një fotografi të futbollistit të reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi me mbishkrimin “Vedat Muriqi ua tregon rumunëve flamurin e Kosovës”.

Në foto shihet Vedat Muriqi me fanellën vendase të Kosovës duke treguar me dorën e majtë stemën në fanellë.

Pas verifikimi të fakteve të kryera nga hibrid.info është gjetur se fotografia nuk është nga ndeshja Rumani-Kosovë.


Vegëza e fotografisë së publikuar në faqen e “Indeksonline” në Instagram:

https://www.instagram.com/p/CxGngdNIS_w/?fbclid=IwAR2eXRq8xVvV6fF08wJJJfSl-i3_e3tQPOL3g8Rjxkd2Xz5H2R9wjDkrwjc


Me fotografinë e Muriqit me fanellën vendase të Kosovës u pretendua se ai ua tregoj flamurin e Kosovës rumunëve.

Pas hulumtimit të bërë me metodat e kërkimit online është gjetur se fotografia e Muriqit është nga ndeshja Kosovë-Zvicër e zhvilluar me 7 shtator.

Muriqi të veshur ka fanellën e kaltër që nënkupton fanellën që Kosova e veshë kur luan në shtëpi bazuar në prezantimin e fanellave nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). (këtu)

Ndërsa, në ndeshjen Rumani-Kosovë, futbollistët i kishin të veshura fanellat e bardha, fanellë kjo për ndeshja si mysafirë. (shih këtu)


Analiza:

Faktet tregojnë se fotografia ku shihet Muriqi me fanellë të kaltër duke treguar stemën me dorën e majtë është nga ndeshja Kosovë- Zvicër.

Prandaj, pretendimi se Muriqi ua tregojë flamurin e Kosovës rumunëve nuk qëndron.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e cilëson si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere