Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Media në serbisht paraqet rrejshëm flamurin e fansave kosovarë të Milanit si flamur të Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Skandal dhe provokim: Flamuri i Kosovës priti lojtarët e Zvezdës në San Siro para ndeshjes me Milanin”, mban titullin një artikull i publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “Telegraf.rs”.

Ky artikull u publikua dje (10 dhjetor) dhe më pas u shpërnda edhe në mediat tjera në serbisht si “Novosti.rs”, “Sportsport.ba” dhe “Kurir.rs”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se nuk bëhet fjalë për flamur të Kosovës, por për një flamur me ngjyrat e skuadrës së Milanit (kuq e zi), që bartë mbishkrimin “MILAN CLUB KOSOVA”, nga fansat kosovarë të skuadrës italiane Milan.


Në përmbajtje të artikullit të publikuar nga “Telegraf.rs” shfaqet edhe një video, e që në pamjet që ajo ofron, vërehet se përveç këtij flamuri, në stadium gjenden edhe flamuj të tjerë të fansave të Milanit nga shtetet tjera. (shih këtu)

“Telegraf.rs” e interpreton pabazë shpalosjen e flamurit të fansave kosovarë të Milanit, si një provokim, duke pretenduar përmes titullit se bëhet fjalë për flamurin e Kosovës.

Çka shkruan në atë flamur?

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se në atë flamur shkruan “MILAN CLUB KOSOVA” dhe se ky tifogrup nga Kosova është i pranuar zyrtarisht nga skuadra e Milanit. (shih këtu)


Sot (11 dhjetor) nga ora 21:00 pritet të zhvillohet ndeshja Milan – Crvena Zvezda (Ylli i kuq) në kuadër të Ligës së Kampionëve.


Analiza:

Mediumi në serbisht “Telegraf.rs” e ka publikuar një artikull që përmes titullit ka pretenduar se flamuri i Kosovës është shpalosur në stadiumin e Milanit, para ndeshjes që kjo skuadër pritet ta zhvilloi sot ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se nuk bëhet fjalë për flamur të Kosovës, por të një flamuri nga fansat kosovar të skuadrës së Milanit (MILAN CLUB KOSOVA).

Ky medium rrejshëm e paraqet në titull si shpalosje të flamurit të Kosovës dhe pa bazë e interpreton këtë veprim si “provokim”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim të fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere