[email protected]
Mediat pro-pushtetit në Rusi, fabrikojnë tema e ngjarje për të arsyetuar invadimin në Ukrainë
shape
shape
shape

Artikull nga EUvsDissinfo



Mes përshkallëzimit të vazhdueshëm ushtarak në kufijtë e Ukrainës, mediat ruse të kontrolluara nga shteti vazhdojnë të kultivojnë narrativa dezinformuese rreth mizorive të afërta apo edhe të vazhdueshme kundër popullsisë në Donbas. Gjithçka padyshim, në një përpjekje për të krijuar një “casus belli”, një pretekst për pushtim dhe për të mbajtur të hapur opsionin e rinovimit të agresionit të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Ukrainës.

Pretendimet e rreme që akuzojnë Kievin për “mizori” në Donbas kanë qenë të pikëzuara në mediat pro-Kremlinit gjatë gjithë viteve. Mediat e dezinformatave, duke përfshirë ato që kohët e fundit u treguan se kishin lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse, (këtu) kanë akuzuar Ukrainën për “spastrim etnik” dhe “gjenocid” në shumë raste në të kaluarën, shih p.sh. në 2014 (këtu), 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021.

Tani këto falsifikime riciklohen në nivelet më të larta të Kremlinit (këtu).

Më poshtë vijon një përmbledhje e disa prej narrativave më të spikatura të dezinformatave pro-Kremlinit që përdoren ose mund të përdoren si pretekst për përshkallëzimin e mëtejshëm të agresionit ushtarak kundër Ukrainës.

Miti: “Forcat ukrainase janë gati të nisin një ofensivë të madhe në Donbas”.

Fakt: “Ukraina vlerëson jetën e çdo qytetari dhe nuk planifikon veprime agresive” – mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës (këtu) nuk mund të ishte më i qartë. “Ushtria ukrainase nuk planifikon asnjë ofensivë dhe nuk përdor armë nëse mund të përbëjë një kërcënim për civilët. Të gjitha aktivitetet në zonën e Operacionit të Forcave të Bashkuara (këtu) janë të natyrës mbrojtëse”.

Mediat shtetërore ruse (këtu) kanë intensifikuar akuzat kundër Ukrainës për ofensiva sekrete (këtu). Kjo ka arritur kulmin me video-mesazhe të sinkronizuara dhe pothuajse identike (këtu) (që raportohet se janë regjistruar paraprakisht dy ditë më parë) nga drejtuesit e militantëve të mbështetur nga Rusia në rajonet me shumicë ruse në lindje të Ukrainës, të ashtuquajturat “DNR” dhe “LNR”. Këto mesazhe pretendojnë se rusët e këtyre rajoneve po kërkojnë evakuim masiv në Rusi. Duke përdorur termin “evakuim”, militantët vendas përpiqen t’i përshkruajnë veprimet e tyre si humanitare, kur në fakt i referohet çrrënjosjes së civilëve rusë nga shtëpitë dhe nga jeta e tyre e përditshme. Pretendimet e medias shtetërore ruse (këtu) për 700.000 persona nën evakuim paraqesin një përpjekje (këtu) për të tërhequr një paralele me luftën në Kosovë.

Ku e kemi parë më parë? Për vite me radhë, media pro-Kremlinit ka qenë e mbushur me pretendime për planet sulmuese të Kievit kundër Donbasit, duke e paraqitur Ukrainën si një agresore të pamëshirshme. Shihni shumë shembuj këtu. Në të njëjtën kohë, mediat pro-Kremlinit po mohojnë se bombardimi i fundit i një kopshti fëmijësh (këtu) ka ndodhur në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

(Artikulli plotë në anglisht i publikuar nga EUvsDissinfo)

Share With Others