Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Shpërndahen postime të rreme se “Policia e Washington-it, po i kontrollon qytetarët që hyjnë në qytet”

HIBRID

Përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë një postim që pretendon se autoritetet e kryeqytetit të SHBA-së, Washington D.C. janë duke bërë kontroll të letërnjoftimeve për njerëzit që kërkojnë të hyjnë Brenda në qytet. Por, bazuar në kontroll të fakteve të bërë nga “Reuters” rezulton që ky pretendim të jetë i pavërtetë.

Shembuj të këtij postimi:

https://www.facebook.com/only1charlene/posts/10225048375021766

https://www.facebook.com/josh.hazelwood.35/posts/1022151778194570

https://www.facebook.com/al.murrell1/posts/10225093074743808

Në njërin nga postimet shkruan:

“Kontrollimi i ID-ve për të hyrë në Washington DC …….. Por, nëse do të kishim kontrolluar ID-të në votime nuk do të ishim në rrëmujën në të cilën ndodhemi”.

Mirëpo, kryeqyteti amerikan, në të vërtetë, nuk ka ndërmarr masa shtesë të sigurisë pas 6 janarit, përgatitjeve për inaugurimin e Presidentit Joe Bide, që u bë më 20 janar.

Forca të sigurisë kanë dal sërish në mbrojtje të ndërtesës së Kapitolit më 4 mars, dita për të cilën përcjellësit e grupit QAnon, bazuar në teori konspirative, kishin parashikuar se ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, do të kthehet në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Por, Alaina Gertz, specialist e marrëdhënieve me publikun në Departamentin e Policisë Metropolitane të Washingtonit, ka thënë për Reuters se pretendimet e bëra nëpër rrjete sociale janë të rreme. “Nuk ka asnjë kërkesë për letërnjoftim apo ndonjë kontroll tjetër që po praktikohet për distriktin e Kolumbias”, ka thënë Gertz. “Nuk më kujtohet ndonjë rast kur ne kemi pasur ndonjëherë kërkesa të tilla në qytet”.

(Kontroll i fakteve nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere