Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mesazh mashtrues për dërgesë postare

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një mesazh (SMS) po shpërndahet në telefona në gjuhën shqipe ku shkruan “Posta juaj nuk mund të dërgohet sepse askush nuk është në shtëpi”.

Mesazhit i është bashkangjitur një vegëz dhe udhëzime se si të hapet ajo.

Por, gjetjet tregojnë se ky mesazh është i dyshimtë.


Hibrid.info ka provuar ta hap vegëzën në mesazh, duke ndjekur udhëzimet, por pas klikimit ajo nuk është aktivizuar.


Hibrid.info ka shfrytëzuar “Scamdoc.com”, vegël e vlerësimit të besimit të identiteve dixhitale (adresave elektronike dhe uebsajteve) dhe ka gjetur se domaini në mesazh ka besueshmëri të ulët.

Madje, “Scamdoc.com’ thotë se duhet të bëni kujdes.

Gjithashtu,  me anë të kësaj vegle, nga hibrid.info është kontrolluar edhe besueshmëria e email adresës prej nga ka ardhur mesazhi. “Scamdoc” ka vlerësuar se besueshmëria e kësaj email adrese është shumë e ulët dhe se informacionet e dhëna nga kjo email nuk mund të besohen.


Posta e Kosovës (19 shtator, 2024) kishte reaguar ndaj mesazheve të formës së ngjashme, që bëheshin në emër të saj, duke njoftuar publikun që të mos bjerë pre këtij mashtrimi (shih këtu).

Ndërsa, hibrid.info ka trajtuar në disa raste përmbajtjet e tilla (këtu).


Analiza

SMS-i me përmbajtje që lidhet me mos ardhjen e një dërgese postare, është i dyshimtë.

Dërguesi dhe vegëza për të klikuar në mesazh nuk janë të besueshëm.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere